| Më
17 nëntor, 628.630 kosovarë votuan për përbërjen
e re të Kuvendit
Në
zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit, të
drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar
gjithsej 628.630 votues, apo 40.10 përqind e qytetarëve
me të drejtë vote, të cilët jetojnë
brenda Kosovës por edhe jashtë saj.
42.80
përqind e votuesve që jetojnë në Kosovë,
ndërkaq llogaritet se kanë ushtruar të drejtën
e tyre ligjore për të votuar, por përqindja
është ulur në 40.10 për shkak të
mospjesëmarrjes në votime të shumë kosovarëve
që jetojnë jashtë Kosovës apo edhe për
shkak të shpalljes të pavlefshme të shumë
fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë
Kosovës, përmes postës.
Fletëvotime
përmes postës janë 6.233 mijë, fletëvotime
me kusht janë 33.791 mijë apo 5.43 për qind,
kurse fletëvotime të pavlefshme janë 34.833
mijë.
Gjithsej
vota sipas partive janë; PDK me 196.207; LDK 129.410;
AKR me 70.165 vota; LDD-PSHDK ka fituar 57.002 vota; AAK me
54.611 vota’ ORA ka fituar 23.722 vota PD ka fituar
9 890 vota, ndrysa partitë e tjera kanë fituar së
bashku 30.760 vota.
Ndërkohë,
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fituese në këto
zgjedhje, do të ketë 37 deputetë në Kuvendin
e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do
të ketë 25 deputetë, kurse Aleanca Kosova e
Re (AKR) 13 deputetë, Lidhja Demokratike e Dardanisë
(LDD), do të ketë 11 deputetë dhe Aleanca për
Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë
10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa,
partitë e komuniteteve, të cilat do të kenë
ulëse në Kuvendin e Kosovës janë; KDTP,
SLS, PDAK, SDKIM dhe VAKAT me nga 3 deputetë, SDA, SNS
do të kenë nga 2 deputetë, ndërsa ND,
GIG, SKMS, SNSDKIM dhe PREBK nga një deputet. /l.krasniqi/
Rezultatet:
PDK 37 deputetë, LDK 25, AKR 13, LDD 11 dhe AAK 10
Me
34.3% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
do të jetë forca kryesore parlamentare në vend
me 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës
(LDK), e cila ka fituar 22.6% të votave dhe do të
ketë 25 deputetë, kurse partia e tretë do të
jetë Aleanca Kosova e Re (AKR) me 12.3% dhe 13 deputetë,
Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), e cila ka fituar
10.1% të votave do të ketë 11 deputetë
dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
që ka fituar 9.6% të votave do të ketë
10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Këto
janë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
të përgjithshme, që u zhvilluan më 17
nëntor, të cilat u shpallën të hënën
nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkaq,
partitë politike kanë 48 orë afat për
ankesa ndaj këtyre rezultateve dhe nëse nuk ka ndonjë
ankesë, rezultatet nënshkruhen nga shefi i UNMIK-ut,
Joachim Ruecker.
Sipas
rezultateve përfundimtare, jashtë parlamentit kanë
mbetur Partia Reformiste ORA, Partia e Drejtësisë,
Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Kurse,
partitë politike që përfaqësojnë
komunitetet pakicë do t’i kenë 24 ulëse
në Kuvendin e ri të Kosovës.
Prej
tyre, partitë politike të serbëve do t’i
kenë gjithsej 10 ulëse, aq sa i kanë të
rezervuara me Kornizë Kushtetuese, kurse pakicat tjera
do t’i kenë 14 ulëse, meqë disa nga partitë
e tyre kanë fituar ulëse shtesë nga ato që
i kishin të rezervuara.
Kuvendi
i ri i Kosovës, ndërkaq do t’i ketë 96
deputetë shqiptarë, prej të cilëve 30
për qind duhet të jenë femra.
Shefi
i UNMIK-ut, tani duhet t’i nënshkruajë rezultatet,
për t’i hapur rrugë bisedimeve për krijimin
e koalicionit të ri qeverisës në Kosovë.
/l.krasniqi/
Ruecker
certifikoi rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se preferon koalicion
të gjerë
Shefi
i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka certifikuar të mërkurën
rezultatet e zgjedhjeve të 17 nëntorit për
Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që ua ka
vazhduar edhe për 6 muaj mandatin kryetarëve dhe
anëtarëve të asambleve në komunat veriore,
Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Në
një konferencë për media, kryeadministratori
Ruecker, ndër të tjera tha se ai preferon që
Kosova ta ketë një koalicion të gjerë
dhe të qëndrueshëm.
“Unë
e inkurajoj një koalicion qeverisës të gjerë
dhe të qëndrueshëm. Unë jam inkurajues
i koalicionit të gjerë”, tha kryeadministratori
Ruecker.
Ruecker,
i cili ka certifikuar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës,
ka marrë vendim edhe për komunat në të
cilat shumicën e përbëjnë serbët
e ku pjesëmarrja në votimet e 17 nëntorit ka
qenë tejet ulët.
Sipas
vendimit të tij, iu vazhdohet për 6 muaj mandati
kryetarëve dhe anëtarëve të asambleve
komunale në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq
dhe Zubin Potok dhe po ashtu edhe në komunën e Shtërpcës
i vazhdohet edhe për 6 muaj mandati kryetarit serb.
Ruecker
ndër të tjera ka vendosur që edhe në komunën
e Shtërpcës t’i vazhdohet edhe për 6
muaj mandati kryetarit serb, ndërsa në Kuvendin
Komunal do të përfaqësohen edhe partitë
shqiptare.
Ndërkohë
për komunën e Artanës, (ish Novobërdës),
ai ka vendosur që kandidati shqiptar që ka fituar
në zgjedhje të jetë kryetar komune, ndërsa
shumicën në Kuvendin Komunal ta kenë serbët.
Të
gjitha këto vendime, Ruecker tha se i ka marr pas daljes
së ulët të serbëve në zgjedhje dhe
siç tha ai, për të pasur një përfaqësim
të drejtë të serbëve nëpër komuna.
“Unë
i inkurajoj të gjitha palët që të punojnë
në mënyrë konstruktive për të zbatuar
këto vendime, përfaqësuesit komunal të
UNMIK-ut do të monitorojnë për së afërmi
implementimin e vendimit ”, tha Ruecker.
Sipas
shefit të UNMIK-ut, vendimet që ai ka marrë
e kanë bazën në rezolutën 1244 dhe është
bërë me qëllim të përfaqësimit
të drejtë pakicave në institucione. /sh.mustafa/
"Demokracia
në veprim": PDK fituese, e pasuar nga LDK
Partia
Demokratike e Kosovës vazhdon të prijë me vota
pas numërimit të rezultateve të deritashme
në zgjedhjet 2007 në Kosovë, sipas koalicionit
të organizatave joqeveritare “Demokracia në
veprim”.
Pas
numërimit të mbi 80 për qind të votave,
renditja në zgjedhjet e sivjetme është si vijon:
Partia Demokratike e Kosovës- 34 %, Lidhja Demokratike
e Kosovës- 22 %, Aleanca Kosova e Re- 12, koalicioni
Lidhja Demokratike e Dardanisë- Partia Shqiptare Demokristiane–
10%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës–
9% dhe Partia Reformiste ORA- 4 për qind.
Këto
të dhëna rezultojnë nga numërimi i votave
në 1.893 prej gjithsej 2323 vendvotimeve anembanë
Kosovës.
Pack:
Performansa e dobët e institucioneve ka ndikuar në
mosdalje në zgjedhje
Deputetja
e Parlamentit Evropian, Doris Pack tha të dielën
në Prishtinë se më shumë se nga moti i
ftohtë, votuesit kosovarë kanë protestuar duke
mos dalë në zgjedhjet e djeshme për shkak të
ngathtësisë së institucioneve vendore për
t'u zgjidhur atyre problemet dhe për shkak të shkallës
së lartë të korrupsionit në Kosovë.
Pack
deklaroi kështu gjatë një konference për
gazetarë të Këshillit të Evropës
në Prishtinë, i cili ka marrë pjesë me
150 vëzhgues gjatë votimeve në tërë
Kosovën, për të dhënë notë pozitive
për mbarëvajten e zgjedhjeve.
Duke
iu referuar shifrave preliminare sipas të cilave pjesëmarrja
e kosovarëve në zgjedhje nuk është më
e lartë se 45 për qind, dhe deklaratave se moti
i ligë ishte fajtori kryesor për pjesëmarrje
të vogël, Pack tha se votuesit kanë hezituar
të dalin në votime për shkak të mospunës
së mjaftueshme të institucioneve kosovare për
një jetë më të mirë për ata.
“Duhet
ta mbajmë mend se secili në rajon flet për
korrupsionin brenda klasës politike. Mendoj se kjo duhet
të ndërpritet dhe të mos tolerohet më
tej nga njerëzit që janë zgjedhur dje",
tha Pack.
Eurodeputetja
Pack ka sfiduar arsyetimin e zyrtarëve të UNMIK-ut
dhe OSBE-së që i kanë lënë fajin
motit të lig gjatë të shtunës për
pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.
"Kemi
parë këtë pjesëmarrje të ulët
dhe duhet ta pyesim veten pse kjo pjesëmarrje. Kemi ardhur
në konkluzion se kjo pjesëmarrje e ulët reflekton
performansën e keqe të përfaqësuesve të
zgjedhur", tha Pack.
Ajo
nuk ka lënë pa kritikuar as Beogradin dhe liderët
ekstremistë të serbëve të Kosovës
të cilët, sipas saj, kanë shkelur Rezolutën
1244 të Këshillit të Sigurimit.
Ajo
tha se kërcënimet për mosdalje në zgjedhje
të serbëve lokal erdhën nga Beogradi, por erdhën
edhe nga vetë liderët e serbëve të Kosovës.
“Pra unë mendoj se fajtori gjendet atje. Në
anën tjetër, unë kam parë disa qendra
votimi në gjendje të mjerë. Nuk është
vetëm OSBE fajtore për këtë, janë
edhe liderët serbë të cilët nuk deshën
t'i lënë shkollat të përdoren si qendra
votimi”, tha Pack.
Doris
Pack duke kryesuar Komisionin për Ballkanin në parlamentin
Evropian është bërë njëri ndër
zërat më të njohur të Kosovës dhe
rajonit në Bruksel për proceset politike këtu.
/shaip mustafa/
KE:
Zgjedhje demokratike, në përputhshmëri me standardet
ndërkombëtare
Misioni
i Këshillit të Evropës për Vëzhgimin
e Zgjedhjeve në Kosovë, zgjedhjet e 17 nëntorit
i ka vlerësuar si demokratike dhe në përputhshmëri
me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Sidoqoftë,
ishte konkludim i përbashkët i krerëve të
këtij misioni se Kosova duhet të punojë akoma
në përmirësimin e raporteve ndërmjet komuniteteve
të ndryshme që jetojnë në vend.
Giovanni
DiStassi, shefi i Misionit të Këshillit të
Evropës për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në
Kosovë, në një konferenë për gazetarë,
të dielen, vlerësoi se zgjedhjet ishin në kuadër
të standardeve evropiane, ndërkohë që
sipas tij pjesëmarrja ishte shumë e ulët.
"Janë
tri gjëra të cilat duhet thënë. E para,
zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me standardet
evropiane dhe ndërkombëtare dhe rezultati duhet
respektuar. E dyta është se pjesëmarrja në
këto zgjehdje ishte shumë e ulët. Dhe e treta
është se në Kosovë vazhdon të ekzistojë
një mur i theksuar ndarës ndërmjet shqiptarëve
dhe serbëve", tha DiStassi.
Ndërsa,
Ludmila Sfirloaga nga Kongresi Evropian tha se zgjedhjet kanë
përmbushur standardet e demokracisë e sidomos sjellja
e partive poltike si gjatë fushatës asshtu edhe
gjatë votrmit.
“Zgjedhjet
dhe procesi elektoral janë zhvilluar sipas standardeve
demokratike evropiane dhe ndërkombëtare duke përfshirë
këtu edhe sjelljen e partive politike. Këtyre zgjedhjeve
u ka paraprirë një fushatë e qetë dhe
e lirë elektorale duke përjashtuar kërcënime
dhe fyerje të rënda", tha Sfirloaga.
Që
nga 1 tetori Misioni i Këshillit të Evropës
për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë ka
vëzhguar procesin zgjedhor i cili përfundoi më
17 nëntor. Në ditën e zgjedhjeve misioni ka
sistemuar më shumë se 150 vëzhgues nëpër
Kosovë. /sh.mustafa/
Sejdiu
pranon humbjen, uroi PDK-në dhe tha se do të mbetet
kryetar i vendit
Kryetari
i Kosovës dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës
(LDK), Fatmir Sejdiu, pranoi të hënën humbjen
e partisë së tij në zgjedhjet e 17 nëntorit
duke i uruar Partisë Demokratike të Kosovës
(PDK) fitoren dhe njëkohësisht kërkoi që
sa më shpejtë të formohet qeveria e re e vendit.
Sejdiu
në një konferencë për media që mbajti
në godinën e Presidencës, zgjedhjet e 17 nëntorit
i vlerësoi lart, për faktin se qytetarët e
Kosovës kanë treguar një kulturë të
lartë politike dhe demokratike, duke zhvilluar një
proces normal zgjedhor, veçanërisht në këtë
periudhë shumë të ndjeshme për vendin.
Ai,
po ashtu, falënderoi edhe partitë politike, iniciativat
qytetare dhe kandidatët e pavarur për fushatën
shumë të mirë elektorale që kanë
zhvilluar. Megjithatë, kryetari i Kosovës shfaqi
një dozë zhgënjimi që në këtë
proces nuk është parë një numër edhe
më i madh i votuesve në zgjedhje.
“Megjithatë,
duhet të shpreh keqardhjen time për përqindjen
e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve
të Kosovës në këto zgjedhje, edhe pse
kjo nuk e zbeh shkallën e lartë të kulturës
demokratike të demonstruar”, u shpreh mes tjerash
Sejdiu.
Ai
ndërkaq, la të kuptohet se pavarësisht humbjes
së LDK-së në zgjedhje, do të mbetet edhe
më tej kryetar i Kosovës. Këtë, sipas
tij, ia garanton Korniza Kushtetuese. Sejdiu, ndryshe është
emëruar kryetar i Kosovës menjëherë pas
vdekjes së ish-kryetarit Ibrahim Rugova, në fillim
të vitit 2006 dhe sipas kushtetutës ai mund të
ushtrojë këtë detyrë deri në vitin
2009.
Sipas
kryetarit të Kosovës, në këtë përbërje
do të funksionojë edhe Ekipi i Unitetit, të
paktën derisa të përfundojë procesi i
bisedimeve shtesë. “Kanë mbetur edhe dy takime
dhe është me rëndësi që këto
të përfundojnë suksesshëm dhe unë
çmojë punën e secilit anëtar të
Ekipit të Unitetit në mënyrë më të
mirë të mundshme që është bërë”,
tha Sejdiu.
Edhe
pse rezultatet zyrtare të zgjedhjeve akoma nuk janë
dhënë, Sejdiu e uroi partinë rivale, PDK-në
për fitoren, ndërsa kërkoi që sa më
parë të krijohet qeveria e re e vendit, e cila,
sipas tij, në rend të parë duhet të ketë
interesin e qytetarëve të Kosovës.
“Me
komunikimin zyrtar të rezultateve, do të përgëzojë
fituesin dhe do të bëj ftesë që menjëherë
të fillojnë bisedimet-konsultimet për konstituimin
e shpejtë të Qeverisë së Kosovës”,
tha Sejdiu, duke besuar që edhe partia e tij- LDK do
të jetë një parti e rëndësishme në
procesin vijues të Kosovës.
Ai
fillimisht u rezervua të japë komente nëse
do të pranojë koalicionin me PDK-në, por tha
se partia e tij mbetet e hapur. Është e rëndësishme
që LDK-ja, sipas Sejdiut, të kuptojë proceset
dhe si e tillë nuk do të jetë anash, mirëpo
do të jetë pjesë e proceseve demokratike.
“LDK-ja
është e gatshme që të jetë kontribuuese
maksimale në të gjitha procese demokratike të
Kosovës. Kontributi mund të jetë në rolin
që një parti politike mund të ketë në
parlament”, tha Sejdiu duke kundërshtuar, ndërkaq
thirrjen e nënkryetarit të LDK-së, Eqrem Kryeziu
për dorëheqje nga posti i presidentit.
Ndryshe,
nënkryetari i parë i kësaj partie, Kryeziu
sot ka dhënë dorëheqje nga kreu i LDK-së,
për faktin se kjo parti nuk arriti të fitojë
rreth 40 për qind të votave. Kryeziu gjatë
një deklarate për media, para mbajtjes së zgjedhjeve,
ka pohuar se në rast se LDK nuk do t'i fitonte 40 % të
votave do ta këshillonte edhe Sejdiun, që krahas
tij të jepte dorëheqje.
“Ne
mendojmë të vazhdojmë e të punojmë.
Z. Kryeziu mund të ketë paraqit ndonjë ide,
por ato nuk janë ide të Kryesisë së LDK-së.
Megjithatë Kryeziu është ndër hallkat
kryesore të punës sonë”, u shpreh Sejdiu.
Sejdiu,
po ashtu, kundërshtoi pohimet se LDK në këto
zgjedhje ka pësuar debakël, ngaqë sipas tij,
ka edhe parti të tjera që janë rreshtuar edhe
më keq, madje edhe që s’e kanë kaluar
fare pragun zgjedhor. /milaim shefkiu/
Ekipi
i Unitetit thotë se s’ka status neutral për
Kosovën
Anëtarët
e Ekipit të Unitetit deklaruan të hënën
se nuk do të ketë status neutral për Kosovën,
ndërkohë sipas tyre Kuvendi i ri i Kosovës
që do të konstituohet shumë shpejtë do
të marrë vendimin për statusin që do të
koordinohet edhe me miqtë ndërkombëtarë.
Këto
deklarata u dhanë në Aeroportin e Prishtinës,
para nisjes së anëtarëve të Ekipit të
Unitetit, në takimin e Brukselit ndërmjet palës
kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësim të
Treshës ndërkombëtare.
Kryetari
i Kosovës, Fatmir Sejdiu dekalroi se nëse do të
ketë ndonjë bllokadë për statusin e Kosovës
të gjithë duhet ta dijnë se vendi nuk është
i gatshëm për një gjë të tillë.
“Po
që se do të ketë prapë një ndjonjë
të bllokimit të procesit në çfarëdo
forme, ne nuk jemi të gatshëm të jemi peng
i askujt. Prandaj, Kuvendi i Kosovës, që do të
konstituohet shumë shpejtë, do të marrë
vendimin e vet që do të koordinohet me miqtë
e Kosovës, që janë në përkushtim
të veçantë për të ardhmën
tonë si shtet i pavarur dhe për ecjen tonë
të sigurtë në integrimet euroatlantike”,
tha Sejdiu.
Ndërsa,
kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha se për
Kosovën nuk mund të ketë status neutral, pasi
kjo zgjidhje është sikur të mos kesh fare status.
“Ne
jemi duke kërkuar status të qartë dhe statusi
është pavarësia e vendit tonë. Takimi
i fundit përfundon më 28 nëntor dhe më
10 dhjetor Ekipi i Unitetit e ka kryer detyrën e vet.
Do t’i kemi institucionet e legjitimuara me votën
e lirë të qytetarëve dhe ato do ta marrin përgjegjësinë
për udhëheqjen e vendit”, tha Çeku,
sipas të cilit pas datës 10 dhjetor Kosva nuk ka
nevojë për Ekip të Unitetit.
Edhe
kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim
Thaçi, deklaroi se nuk ka neutralitet për statusin
e Kosovës. “Gjithçka do të ndodh në
koordinim me SHBA dhe BE. Për Kosovën është
vetëm një zgjidhje, pavarësia e Kosovës.
Nuk ka neutralitet për statusin në mes Kosovës
dhe Serbisë”, tha Thaçi.
Ndryshe,
ai tha se edhe në të ardhmen do të kultivojë
unitetin shtetformues në kuadër të spektrit
politik kosovar dhe se ai do jetë garantues i unitetit
institucional dhe qytetar të Kosovës.
Veton
Surroi, kryetar i Partisë ORA para nisjes për në
Bruksel tha se pa marrë parasysh se çfarë
qëndrimi do të paraqitet nga ana e Beogradit, kosovarët
do të përpiqen të trregojnë se ekziston
një ardhmëri e marrëdhënieve të mira
në mes dy shteteve.
“Nëse
jo tash, pas 5 vjetësh, nëse jo pas 5 vjetësh,
pas 15 vjetësh. Por, Beogradi historikisht duhet të
pajtohet me faktin se Kosova po bëhet e pavarur dhe se
e do vendin e vet në Europë”, tha Surroi.
Takimi
i Brukselit është i gjashti me radhë në
vazhdën 120 ditëshe të bisedimeve të nisura
dhe të udhëhequra nga Treshja ndërkombëtare.
/shaip mustafa/
SHPK
e mobilizuar për të ofruar siguri në ditën
e zgjedhjeve
Shërbimi
Policor i Kosovës (SHPK), me 17 nëntor (nesër),
do të jetë i mobilizuar për të ofruar
siguri gjatë mbajtjes së zgjedhjeve dhe sipas zyrtarëve
të këtij shërbimi, gjendja pritet të jetë
e qetë.
Zëdhënësi
i SHPK-së, Veton Elshani, tha për KosovaLive se
më 17 nëntor, e gjithë policia do të jetë
e mobilizuar. “Do të kalojmë në orar
12 orësh, me dy ndërrime dhe të gjithë
policët do të jenë në detyrë, pavarësisht
nëse kanë apo jo pushim”, tha ai.
Elshani,
njoftoi se SHPK ka bashkëpunim edhe me policinë
e UNMIK-ut, mirëpo sipas tij, kryesisht do të jenë
pjesëtarët e SHPK-së ata të cilët
do ta bëjnë sigurimin e vendvotimeve me një
prezencë minimale të policisë së UNMIK-ut.
Ai
më tej tha se janë të gatshëm për
çdo ndërhyrje, megjithëse mohoi mundësinë
që të ketë nevojë për ndërhyrje,
pasi shprehu besimin se situata do të jetë e qetë,
sikurse edhe gjatë 21 ditëve të fushatës
parazgjedhore.
Elshani
tha gjithashtu që gjendja e përgjithshme gjatë
fushatës parazgjedhore ka qenë e qetë dhe nuk
ka pasur raste të prishjes së rendit dhe qetësisë
publike.
“Kemi
pasur raste kërcënimi, por ajo është pjesë
e hetimeve, shembull në një rast janë kërcënuar
serbet e Graçanicës, por mendoj që në
këtë fushatë kemi pasur ngritje të vetëdijes
së qytetarëve”, theksoi ai.
Elshani ndër të tjetra njoftoi se SHPK e ka pasur
një grup të posaçëm në kuadër
të komandës kryesore të policisë në
Prishtinë, i cili ka pasur takime të rregullta me
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe me OSBE-në.
Ky
grup i posaçëm, siç tha ai, është
formuar para fillimit të fushatës elektorale.
Ndërsa,
sa i përket sigurisë në ditën e zgjedhjeve,
gjithashtu edhe shefi i misionit të OSBE-së, Tim
Guildmann, ka thënë se janë duke bashkëpunuar
ngushtë me SHPK-në, policinë e UNMK-ut dhe
KFOR-in, në mënyrë që këto zgjedhje
të jenë të qeta dhe paqësore.
Ndryshe,
KQZ kësaj here ka shtuar për 35 për qind numrin
e vendvotimeve.
Në
këto zgjedhje, sipas KQZ-së, do të jenë
në dispozicion 621 qendra të votimit me mbi 2 mijë
vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë
rreth 1.5 milionë qytetarë.
KQZ-ja
ndërkaq ka hapur gjithsej 58 qendra të votimit dhe
mbi 600 vendvotime të reja, ndërsa në një
qendër votimi, maksimalisht parashihet të votojnë
720 veta, duke e zvogëluar numrin prej 1.200 sa ka qenë
në zgjedhjet e kaluar. /f.loshi/
Sonte
i jepet fund fushatës 21 ditëshe zgjedhore në
Kosovë
Pas
21 ditëve fushatë parazgjedhore, partitë politike,
iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, garues
në zgjedhjet 17 nëntorit, të enjten (sonte)
në ora 24:00 të mesnatës, do t’i japin
fund fushatës së tyre elektorale.
Ndërkaq
të gjithë ata kandidat që mbajnë tubime
zgjedhore pas kësaj kohe, shkelin rregullat e Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe rastet e tyre do të
trajtohen nga Komisioni për ankesa dhe apele.
Sipas
rregullores së KQZ-zë, gjatë periudhës
24 orëshe para hapjes së vendvotimeve për zhvillimin
e votimeve e deri në mbyllje të tyre, subjekteve
politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet
kryerja e çfarëdolloj aktiviteti që lidhet
me fushatën e zgjedhjeve.
U
ndalohet mbajtja e takimeve për qëllime të
fushatës së zgjedhjeve, shfrytëzimi i megafonave
ose i sistemeve të tjera për t’iu drejtuar
publikut kudo qoftë në Kosovë me qëllim
të ndikimit në votues, ose organizimi i çfarëdo
manifestimi, procesioni ose demonstrate të natyrës
politike ose pjesëmarrja në të.
Pastaj
ndalohet shitja, furnizimi, blerja, shërbimi ose konsumimi
i pijeve alkoolike më afër se 100 metra nga cilado
qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, shfrytëzimi
i mediave lokale ose ndërkombëtare me qëllim
të ndikimit në votues, zhvillimi i çfarëdolloj
fushate të zgjedhjeve në objektet e qendrës
së votimit, mbajtja e kartelave të zgjedhjeve, distinktivëve
ose e shenjave të tjera të zgjedhjeve nga anëtarët
e këshillit të vendvotimit, vëzhguesit e akredituar
ose votuesit në ditën e zgjedhjeve.
Gjithashtu,
gjatë këtyre 24 orëve, ndalohen rezultatet
e anketave të hulumtimit të opinionit publik ose
analizat në lidhje me qëllimet e votimit të
zgjedhësve në zgjedhje, nuk duhet të publikohen
ose t’i kumtohen publikut gjatë kësaj periudhe,
duke filluar pesë ditë para hapjes së vendvotimeve
dhe duke përfunduar me mbylljen e votimeve.
Ndërkaq,
shumë parti politika si Lidhja Demokratike e Kosovës
(LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Partia Reformiste
ORA, Partia e Drejtësisë (PD) dhe disa subjekte
tjera, fushatën e tyre elektorale do ta përmbyllin
në Prishtinë. Të tjerat, ndërkaq në
qytete të ndryshme të Kosovës.
Zgjedhësit
kosovarë, ndërkaq pritet të kenë përpara
vetes më 17 nëntor 97 oferta për votim në
nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, për mandatin
e ardhshëm të institucioneve të Kosovës,
ndërkohë që përveç entiteteve politike
shqiptare, në garë do të jenë edhe përfaqësuesit
e pakicave, përfshirë këtu edhe serbët.
Ndërsa
me një vendim të Ministrisë së Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë, të gjitha shkollat
fillore, të mesme dhe disa fakultete kanë filluar
të përgatiten për të shërbyer si
qendra votimi për ditën e zgjedhjeve.
Ndryshe,
procedura për të votuar në zgjedhjet e sivjetme
parlamentare dhe lokale është më e komplikuar
se herëve të tjera dhe sipas përfaqësuesve
të Misionit në Kosovë të Organizatës
për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),
procedura e votimit kërkon nga 8 deri 9 minuta kohë.
Drejtori
i Departamentit të zgjedhjeve në OSBE, Hugh Fulton,
ka thënë se për të qenë koha e mjaftueshme
dhe për t’u përmbyllur procesi i zgjedhjeve
me sukses, KQZ kësaj here ka shtuar për 35 për
qind numrin e vendvotimeve.
Në
këto zgjedhje, sipas KQZ-së, do të jenë
në dispozicion 621 qendra të votimit me mbi 2 mijë
vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë
rreth 1.5 milionë qytetarë.
KQZ-ja
ka hapur gjithsej 58 qendra të votimit dhe mbi 600 vendvotime
të reja, ndërsa në një qendër votimi,
maksimalisht parashihet të votojnë 720 veta, duke
e zvogëluar numrin prej 1.200 sa ka qenë në
zgjedhjet e kaluar.
Ndërkaq,
për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë,
para disa ditëve në vend kanë arritur edhe
150 vëzhgues afatshkurtër, të dërguar
nga 34 shtete evropiane. Ata pas një trajnimi dy ditor
që e kanë mbajtur në Prishtinë, janë
sistemohen në grupe nga dy nëpër vende të
ndryshme të Kosovës që të vëzhgohen
zgjedhjet e 17 nëntorit.
Sipas
Misionit të Këshillit të Evropës (KE)
ditën e zgjedhjeve, 150 vëzhguesit do të duhet
t’i plotësojnë formularët e vëzhgimit
që i mbulojnë indikatorët kryesorë, siç
janë hapja dhe mbyllja e vendvotimeve si dhe procedurat
e përgjithshme të votimit dhe numërimit të
votave.
Pastaj,
këto informata do të përmblidhen dhe procedohen
nëpërmjet internetit nga një grup ekspertësh
statistikor.
Ndërsa,
ditën e zgjedhjeve, secili grup vëzhguesish mesatarisht
do të vizitojë tetë vendvotime, apo 75 grupet
vëzhguese, duhet të arrijnë të vëzhgojnë
një të katërtën e numrit total të
vendvotimeve.
Shifrat
e përmbledhura, ndërkaq do të jenë shtylla
e deklaratës preliminare e cila është paraparë
t’i paraqitet mediave ditën e nesërme pas
zgjedhjeve. Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë
konferencë do të vlerësohet nëse procesi
zgjedhor ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare.
{ër
vëzhgimin e zgjedhjeve Instituti Kosovar për Kërkime
dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim
me 10 organizata joqeveritare kanë themeluar koalicionin
“Demokracia në Veprim”, të cilët
kanë filluar punën e mbikëqyrjes së fushatës
së partive politike 21 ditë më parë.
Koalicionin
“Demokracia në Veprim”, në ditën
e votimeve, me 17 nëntor, do t’i ketë 2.300
monitorues në terren.
Kjo,
ndërkaq është hera e pestë pas përfundimit
të luftës (1998-1999) që Kosova mban zgjedhje
të lira dhe demokratike. Mirëpo, është
hera e parë që në këto zgjedhje aplikohet
pragu prej 5 për qind, që është kusht
për të hyrë në parlament. /flora loshi/
BIK
kërkon nga deputetët e ardhshëm shpalljen e
pavarësisë së vendit
Drejtues
të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK),
të enjten porositën të gjithë deputetët
që do të ulen në Parlamentin e Kosovës,
që të mos vonohen në shpalljen e pavarësisë
së vendit, mirëpo duke pasur parasysh konsultimin
e ngushtë me miqtë ndërkombëtarë.
Këtë
porosi ata e bënë në një konferencë
për media në Prishtinë, ku ishin të bindur
se qytetarët do të votojnë për ato parti
që ofruan programe të studiuara mirë, për
ata liderë që nuk janë të korruptuar dhe
që pranojnë të sakrifikohen për të
mirën e popullit të Kosovës.
Naim
Tërnava, kryetar i BIK-ut, tha se është i kënaqur
me rrjedhën e fushatës parazgjedhore, e cila sipas
tij, është zhvilluar kryesisht e qetë, pa ndonjë
ekses serioz dhe ka dëshmuar një vetëdije dhe
kulturë të lartë të popullit shqiptar
të Kosovës.
“Shpresoj
se me daljen tonë të qetë në zgjedhje
do t’i tregojmë mbarë botës se e meritojmë
Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe se vota jonë është
vota e pavarësisë së vendit tonë”,
tha ai.
Në
fund Tërnava uroi që zgjedhjet të kalojnë
mirë e qetë, ndërsa prej atyre që do të
marrin votëbesimin kërkoi punë, angazhim, sinqeritet
dhe marrjen me probleme që e preokupojnë këtë
popull si varfëria, papunësia, krimi i organizuar
etj.
Ndryshe
Bashkësia Islame e Kosovës është institucion
religjioz, i cili përfaqëson besimtarët e fesë
islame në Kosovë./a.berisha/
Guildmann:
Rezultatet paraprake brenda 3 ditëve, kurse finale në
fund të muajit
Guildmann:
Rezultatet paraprake brenda 3 ditëve, kurse finale në
fund të muajitShefi i misionit të Organizatës
për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në
Kosovë, Tim Guildmann, tha se rezultatet paraprake të
zgjedhjeve komunale dhe parlamentare në vend do të
publikohen 2 apo 3 ditë pas ditës së mbajtjes
së zgjedhjeve, ndërsa rezultati final do të
shpallet në fund të nëntorit.
Këto
komente u bënë në konferencën për
media të Sekretariatit të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve (KQZ).
Guildmann
tha se rezultatet paraprake të fituesve në zgjedhjet
e 17 nëntorit do të publikohen 2 ose 3 ditë
pas zgjedhjeve. Ai tha se këto rezultate do të shërbejnë
si pikënisje për bisedime politike, si p.sh për
formimin e qeverisë.
Ndërkaq,
sipas tij, para shpalljes së rezultateve, do të
ketë shtatë ditë kohë që partitë
politike t’i dërgojnë ankesat e tyre në
Komisionin për Ankesa dhe Apele, sa i përket ndonjë
parregullsie gjatë numërimit të votave, ndërsa
rezultati final shpallet në fund të nëntorit.
Guildmann,
duke shpresuar për një votim të suksesshëm
dhe masiv, tha se beson që komuniteti serb në tërë
Kosovën dhe në veçanti në veri të
Kosovës do të dalë në zgjedhje.
Ndërkohë,
duke pasur parasysh problemet politike ne vend, Guildmann
tha se do të shohin se a do të mund t’i shfrytëzojnë
objektet publike që të mundësojnë votimin
edhe në këto zona, por gjithsesi sipas tij, ata
kanë edhe alternativa tjera, dhe njëra nga këto
është duke u ofruar qendra votimi mobile.
“Për
ne është e rëndësishme që nëpër
të gjithë Kosovën t’iu mundësohet
qytetarëve të Kosovës, që të ushtrojnë
të drejtën e tyre për të votuar”,
tha ai, duke shtuar se në rast se këto ndërtesa
nuk mund të shfrytëzohen, atëherë do përdorin
qendra votimi mobile të cilat do të dërgohen
në këto vendvotime.
“E
di që nuk është perfekt, por kështu do
të operojmë në mënyrë që t'u
mundësojmë të gjithë qytetarëve të
Kosovës që të votojnë”, tha ai.
Ndërsa,
sa i përket sigurisë në ditën e zgjedhjeve,
shefi i misionit të OSBE-së tha se janë duke
bashkëpunuar ngushtë me SHPK-në, policinë
e UNMK-ut dhe KFOR-in, në mënyrë që këto
zgjedhje të jenë të qeta dhe paqësore.
Ndërkaq
lidhur me kohën e votimit për një person Guildmann
tha ndonëse është paraparë 9 minuta, asnjë
person që do të votojë nuk do të ketë
nevojë që të nxitojë në vendet e
votimit, pasi që do t’i jepet kohë shtesë.
“Çdo
person që arrin në qendrën e votimit për
të votuar, është e sigurt se do të votojë,
pa marrë parasysh se sa do t’i duhet për të
votuar, qendrat e votimit nuk do të mbyllen për
njerëzit që janë aty. Pra, procesi i votimit
mund të zgjas më shume se sa që është
paraparë për ata njerëz që kanë ardhur
për të votuar”, shpjegoi ai.
Ndërkaq,
Mazllum Baraliu, shef ekzekutiv në KQZ, tha se është
bërë një punë shumë e madhe nga ekipet
e KQZ-së, të cilat janë ndihmuar nga OSBE-ja
dhe institucionet ndërkombëtare.
“Janë
bërë përgatitjet dhe çdo gjë është
gati. Shpresojmë që qytetarët duke qenë
të vetëdijshëm për rëndësinë
e këtyre zgjedhjeve, të marrin pjesë dhe të
dëshmojnë edhe një herë gatishmërinë
e tyre për avancimin e proceseve demokratike në
Kosovë dhe për t’i dëshmuar para botës
se kosovarët dinë kur duhet vepruar dhe dinë
të zgjedhin”, tha ai.
Ndryshe,
nga ora 07.00 deri në orën 19.00, të shtunën
më 17 nëntor, do të zhvillohen zgjedhjet e
përgjithshme dhe lokale në Kosovë.
KQZ
kësaj here ka shtuar për 35 për qind numrin
e vendvotimeve. Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së,
do të jenë në dispozicion 621 qendra të
votimit me mbi 2 mijë vendvotime, ndërsa të
drejtë vote kanë rreth 1.5 milionë qytetarë.
KQZ-ja
ka hapur 58 qendra të votimit dhe mbi 600 vendvotime
të reja, ndërsa në një qendër votimi,
maksimalisht do të votojnë 720 veta, duke e zvogëluar
numrin prej 1.200 sa ka qenë në zgjedhjet e kaluara.
Kjo,
ndërkaq është hera e pestë pas përfundimit
të luftës (1998-1999) që Kosova mban zgjedhje
të lira dhe demokratike. Mirëpo, është
hera e parë që në këto zgjedhje aplikohet
pragu prej 5 për qind, që është kusht
për të hyrë në parlament./l.krasniqi/
24
orë rrymë gjatë zgjedhjeve, me kosto të
importit 1,2 mil.€
Zyrtarë
të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)
thanë të enjten për KosovaLive se 1.2 milion
eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u për
këtë kompani, kanë mundësuar importin
e energjisë elektrike gjatë periudhës së
zgjedhjeve, duke siguruar furnizim 24 orë me rrymë
për të gjithë konsumatorët.
Zyrtari
për informim në KEK, Nezir Sinani tha të enjten
se Qeveria dhe UNMIK-u i kanë ndarë KEK-ut, secila
nga 600 mijë euro, në mënyrë që gjatë
periudhës së zgjedhjeve, duke filluar nga 16 nëntori
e deri më 19 nëntor, te ketë furnizim me rrymë
pandërprerë.
“Kërkesa
ditore për energji elektrike gjatë periudhës
në fjalë do të sillet rreth 17,7 gigavatë
orë energji elektrike, ndërkaq prodhimi ditor i
KEK-ut nga njësitë e veta gjeneruese do të
sillet rreth 15,4 gigavatë”, theksoi ai.
Sinani
tha se për të ofruar furnizim të rregullt me
energji elektrike gjatë kësaj periudhe, KEK-u do
të importojë energjinë e nevojshme për
të mos aplikuar reduktime për konsumatorët
e vet, ku gjatë një dite do të importohen 2,3
gigavatë orë energji elektrike.
Sipas
tij, furnizimi me energji elektrike gjatë kësaj
kohe do të mund të ndryshojë në rast të
ndonjë prishjeje në rrjet apo problemeve me njësitë
gjeneruese të KEK-ut.
KEK-u
apeloi tek të gjithë qytetarët që të
kursejnë rrymën, në mënyrë që
të evitohen ndërprerjet e dhunshme të energjisë
elektrike si pasojë e mbingarkesës së rrjetit
të shpërndarjes. /r.mehmeti/
Sonte
i jepet fund fushatës 21 ditëshe zgjedhore në
Kosovë
Pas
21 ditëve fushatë parazgjedhore, partitë politike,
iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, garues
në zgjedhjet 17 nëntorit, të enjten (sonte)
në ora 24:00 të mesnatës, do t’i japin
fund fushatës së tyre elektorale.
Ndërkaq
të gjithë ata kandidatë që mbajnë
tubime zgjedhore pas kësaj kohe, shkelin rregullat e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe rastet e
tyre do të trajtohen nga Komisioni për ankesa dhe
apele.
Sipas
rregullores së KQZ-zë, gjatë periudhës
24 orëshe para hapjes së vendvotimeve për zhvillimin
e votimeve e deri në mbyllje të tyre, subjekteve
politike dhe përfaqësuesve të tyre u ndalohet
kryerja e çfarëdo lloj aktiviteti që lidhet
me fushatën e zgjedhjeve.
U
ndalohet mbajtja e takimeve për qëllime të
fushatës së zgjedhjeve, shfrytëzimi i megafonave
ose i sistemeve të tjera për t’iu drejtuar
publikut kudo qoftë në Kosovë me qëllim
të ndikimit në votues, ose organizimi i çfarëdo
manifestimi, procesioni ose demonstrate të natyrës
politike ose pjesëmarrja në të.
Pastaj
ndalohet shitja, furnizimi, blerja, shërbimi ose konsumimi
i pijeve alkoolike më afër se 100 metra nga cilado
qendër e votimit në ditën e zgjedhjeve, shfrytëzimi
i mediave lokale ose ndërkombëtare me qëllim
të ndikimit në votues, zhvillimi i çfarëdolloj
fushate të zgjedhjeve në objektet e qendrës
së votimit, mbajtja e kartelave të zgjedhjeve, distinktivëve
ose e shenjave të tjera të zgjedhjeve nga anëtarët
e këshillit të vendvotimit, vëzhguesit e akredituar
ose votuesit në ditën e zgjedhjeve.
Gjithashtu,
gjatë këtyre 24 orëve, ndalohen rezultatet
e anketave të hulumtimit të opinionit publik ose
analizat në lidhje me qëllimet e votimit të
zgjedhësve në zgjedhje, nuk duhet të publikohen
ose t’i kumtohen publikut gjatë kësaj periudhe,
duke filluar pesë ditë para hapjes së vendvotimeve
dhe duke përfunduar me mbylljen e votimeve.
Ndërkaq,
shumë parti politike si Lidhja Demokratike e Kosovës
(LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Partia Reformiste
ORA, Partia e Drejtësisë (PD) dhe disa subjekte
tjera, fushatën e tyre elektorale do ta përmbyllin
në Prishtinë. Të tjerat, ndërkaq në
qytete të ndryshme të Kosovës.
Zgjedhësit
kosovarë, ndërkaq pritet të kenë përpara
vetes më 17 nëntor 97 oferta për votim në
nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, për mandatin
e ardhshëm të institucioneve të Kosovës,
ndërkohë që përveç entiteteve politike
shqiptare, në garë do të jenë edhe përfaqësuesit
e pakicave, përfshirë këtu edhe serbët.
Ndërsa
me një vendim të Ministrisë së Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë, të gjitha shkollat
fillore, të mesme dhe disa fakultete kanë filluar
të përgatiten për të shërbyer si
qendra votimi për ditën e zgjedhjeve.
Ndryshe,
procedura për të votuar në zgjedhjet e sivjetme
parlamentare dhe lokale është më e komplikuar
se herëve të tjera dhe sipas përfaqësuesve
të Misionit në Kosovë të Organizatës
për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),
procedura e votimit kërkon nga 8 deri 9 minuta kohë.
Drejtori
i Departamentit të zgjedhjeve në OSBE, Hugh Fulton
ka thënë se për të qenë koha e mjaftueshme
dhe për t’u përmbyllur procesi i zgjedhjeve
me sukses, KQZ kësaj here ka shtuar për 35 për
qind numrin e vendvotimeve.
Në
këto zgjedhje, sipas KQZ-së, do të jenë
në dispozicion 621 qendra të votimit me mbi 2 mijë
vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë
rreth 1.5 milionë qytetarë.
KQZ-ja
ka hapur gjithsej 58 qendra të votimit dhe mbi 600 vendvotime
të reja, ndërsa në një qendër votimi,
maksimalisht parashihet të votojnë 720 veta, duke
e zvogëluar numrin prej 1.200 sa ka qenë në
zgjedhjet e kaluara.
Ndërkaq,
për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë,
para disa ditëve në vend kanë arritur edhe
150 vëzhgues afatshkurtër, të dërguar
nga 34 shtete evropiane. Ata pas një trajnimi dy ditor
që e kanë mbajtur në Prishtinë, janë
sistemohen në grupe nga dy nëpër vende të
ndryshme të Kosovës që të vëzhgohen
zgjedhjet e 17 nëntorit.
Sipas
Misionit të Këshillit të Evropës (KE)
ditën e zgjedhjeve, 150 vëzhguesit do të duhet
t’i plotësojnë formularët e vëzhgimit
që i mbulojnë indikatorët kryesorë, siç
janë hapja dhe mbyllja e vendvotimeve si dhe procedurat
e përgjithshme të votimit dhe numërimit të
votave.
Pastaj,
këto informata do të përmblidhen dhe procedohen
nëpërmjet internetit nga një grup ekspertësh
statistikor.
Ndërsa,
ditën e zgjedhjeve, secili grup vëzhguesish mesatarisht
do të vizitojë tetë vendvotime, apo 75 grupet
vëzhguese, duhet të arrijnë të vëzhgojnë
një të katërtën e numrit total të
vendvotimeve.
Shifrat
e përmbledhura, ndërkaq do të jenë shtylla
e deklaratës preliminare e cila është paraparë
t’i paraqitet mediave ditën e nesërme pas
zgjedhjeve. Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë
konferencë do të vlerësohet nëse procesi
zgjedhor ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për
vëzhgimin e zgjedhjeve Instituti Kosovar për Kërkime
dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim
me 10 organizata joqeveritare kanë themeluar koalicionin
“Demokracia në Veprim”, të cilët
kanë filluar punën e mbikëqyrjes së fushatës
së partive politike 21 ditë më parë.
Koalicionin
“Demokracia në Veprim”, në ditën
e votimeve, me 17 nëntor, do t’i ketë 2.300
monitorues në terren.
Kjo,është
hera e pestë pas përfundimit të luftës
(1998-1999) që Kosova mban zgjedhje të lira dhe
demokratike. Mirëpo, është hera e parë
që në këto zgjedhje aplikohet pragu prej 5
për qind, që është kusht për të
hyrë në parlament. /flora loshi/
OSBE
fillon fushatën e vetëdijesimit për zgjedhjet
e të shtunës
Procedura
për të votuar në zgjedhjet e sivjetme parlamentare
dhe lokale është më e komplikuar se herëve
të tjerë dhe sipas përfaqësuesve të
Misionit në Kosovë të Organizatës për
Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), procedura
e votimit kërkon nga 8 deri 9 minuta kohë.
Megjithë
kohën e gjatë për votim, zyrtarët e OSBE-së
nga Departamenti i Zgjedhjeve, shprehen optimistë se
nga ora 07.00 deri në orën 19.00, do të mjaftojë
koha për të votuar të gjithë qytetarët
e interesuar për të marrë pjesë në
zgjedhjet e sivjetme.
Këto
komente u bënë të martën në një
seancë për edukimin e votuesve që u organizua
nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Kjo seancë,
sipas tyre, kishte për qëllim, mënyrën
e të kuptuarit drejt të procedurës së
votimit, pasi që, për herë të parë
në Kosovë do të mbahen tri palë zgjedhje
në të njëjtën ditë.
“Sipas
një studimi që është bërë me
punëtorët e OSBE-së dhe ata të Sekretariatit
të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koha
për të votuar për një votues të informuar,
është prej 8 deri 9 minuta”, u shpreh Gazmend
Berlajolli, trajnues për votim në KQZ.
Ndërsa,
Hugh Fulton, drejtor i Departamentit të Zgjedhjeve në
OSBE, tha se për mos me humb kohë votuesit, ata
paraprakisht duhet të dinë se për cilin subjekt
politik dhe kandidat ti atij subjekti do të votojnë,
në mënyrë që procedura të shkojë
pa pengesa.
Përkundër
kësaj, në çdo vendvotim, siç tha Hugh,
do të ketë edhe tavolinat ndihmëse që
do të shërbejnë për informimin e votuesve.
Megjithatë, zyrtari i OSBE-së, thotë se në
Kosovë nuk është e re, mënyra e pjesëmarrjes
në zgjedhje, meqenëse qytetarët janë mësuar
tashmë me katër parë zgjedhjet e kaluara.
E
reja në gjithë këtë proces zgjedhor është
se për herë të parë do të votohet
me lista të hapura, si dhe njëkohësisht duhet
votuar për dy palë zgjedhje, përfshirë
edhe zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetarë
të komunave. Prandaj votuesi para vetës ka tri lista
për votim dhe ka të drejtë të votojë
për një subjekt politik në fletëvotimin
e parë, ndërsa për një subjekt tjetër
në fletëvotimin e dytë.
Lista
që është shënuar me ngjyrë të
kuqe, është e determinuar për zgjedhjet parlamentare.
Votuesi me këtë rast duhet të zgjedh njërin
nga subjektet politike që preferon, ndërsa në
anën e djathtë ka numrat e shënuar të
kandidatëve të të njëjtin subjekt të
cilët i zgjedh përmes një broshure që
shkon bashkë me fletëvotimin.
Lista
tjetër që ka ngjyrën e kaltër është
e determinuar për zgjedhjet lokale, ndërsa forma
e votimit është e njëjtë sikur ajo e zgjedhjeve
parlamentare. Edhe në këtë fletëvotim,
votuesi orientohet përmes broshurës ndihmëse
për t’i nënvizuar dhjetë këshilltarët
e preferuar për Kuvend Komunal.
Ndërsa
lista e tretë, ajo për kryetarë të komunave,
është e nënvizuar me ngjyrë të verdhë
dhe është më e thjeshtë, në të
cilat votuesi e shënon vetëm kandidatin e preferuar
për kryetar komune.
Çdo
votues në dy rastet e para, ndërkaq ka të drejtë
të shënojë dhjetë kandidatët e preferuar
për deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe
dhjetë kandidatë për këshilltarë
në kuvendet komunale. Edhe nëse ky numër tejkalohet,
atëherë fletëvotimi, sipas Hugh, nuk do të
shpallet i pavlefshëm, por gjatë numërimit
të votave do të merren vetëm dhjetë të
parët.
Ndryshe,
drejtori i Departamentit të zgjedhjeve në OSBE,
tha se për të qenë koha e mjaftueshme dhe për
t’u përmbyllë procesi i zgjedhjeve me sukses,
KQZ kësaj here ka shtuar për 35 për qind numrin
e vendvotimeve. Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së,
do të jenë në dispozicion 621 qendra të
votimit me mbi 2 mijë vendvotime, ndërsa të
drejtë vote kanë rreth 1.5 milionë qytetarë.
KQZ-ja
ka hapur 58 qendra të votimit dhe mbi 600 vendvotime
të reja, ndërsa në një qendër votimi,
maksimalisht do të votojnë 720 veta, duke e zvogëluar
numrin prej 1.200 sa ka qenë në zgjedhjet e kaluar.
Kjo,
ndërkaq është hera e pestë pas përfundimit
të luftës (1998-1999) që Kosova mban zgjedhje
të lira dhe demokratike. Mirëpo, është
hera e parë që në këto zgjedhje aplikohet
pragu prej 5 për qind, që është kusht
për të hyrë në parlament. /m.shefkiu/
OSBE
thotë se serbët e shpërngulur mund të
votojnë me çfarëdo dokumenti identifikimi
Me
afrimin e datës së zgjedhjeve, misioni i OSBE-së
në Kosovë, shprehet i i brengosur për atë
se si serbët e Kosovës do të mund ta ushtrojnë
të drejtën e tyre për të votuar.
Zëdhënësi
i OSBE-së Sven Lindholm, në një konferencë
për media të mërkurën tha se janë
dy mënyra alternative votimi, përfshirë ekipet
mobile, për t'u ardhur në ndihmë serbëve
që dëshirojnë ta hedhin votën e tyre.
"E
drejta për të votuar është e drejtë
fundamentale, prandaj duhet të angazhohemi që të
gjithë serbët që duan të votojnë
të mund ta bëjnë këtë. Ne ende shpresojmë
se shkollat do të hapen për të shërbyer
si qendra votimi. Por, nëse nuk hapen të shtunën,
do të ketë alternativë", tha Lindholm.
Lindholm
tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lejuar serbët
që jetojnë të shpërngulur në Serbi
që të votojnë duke dëshmuar identitetin
e vet qoftë me një leje njoftimi apo pasaportë
ish jugosllave apo serbe.
“Është
vendim i KQZ-së dhe duhet ta dini se ka ende njerëz
të cilët janë të shpërngulur dhe
që nuk kanë mundur të regjistrohen. Ka njerëz
që jetojnë jashtë Kosovës dhe që
janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet
2001 dhe 2002, por që atëherë lista nuk është
përditësuar dhe ndryshuar për arsye të
ndryshme. Por, vota nuk do të llogaritet për asnjë
votues, nëse ai nuk identifikohet", tha ai.
Ndryshe,
serbët e Kosovës gjenden nën kërcënime
dhe frikësime të shumta që bëhen hapur
nga Beogradi dhe elementë ekstremistë brenda vetë
strukturave politike serbe në Kosovë, për të
mos dalë në zgjedhjet e 17 nëntorit, sado që
shumë subjekte politike kanë kandiduar dhe janë
certifikuar për të marrë pjesë në
to.
Edhe
shefi i UNMIK-ut kishte kërkuar muajin e kaluar nga kryeministri
serb Vojislav Kostunica të mos i pengojë serbët
që duan të votojnë, por UNMIK-u është
shprehur i zhgënjyer me reagimin e Beogradit. /sh.mustafa/
Thaçi:
Është koha e fundit që PDK t’i fitojë
zgjedhjet
Partia
Demokratike e Kosovës (PDK) do të jetë formacioni
politik më i votuar nga të gjitha partitë tjera
në Kosovë dhe do të radhitet subjekti i parë
në tri nivelet zgjedhore, deklaroi në një intervistë
për KosovaLive, kryetari i kësaj partie dhe i nominuari
i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi.
Ish-drejtori
i Drejtorisë Politike të ish-Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës (UÇK), Thaçi thotë
se partia e tij në këto zgjedhje ka hyrë më
e konsoliduar se partitë tjera, me një program konkret
politik dhe ekonomik dhe me njerëzit më të
përkushtuar për të ardhmen e vendit.
Ndonëse
nuk përmend përqindjet, Thaçi shprehet se
PDK pashmangshëm do të fitojë, për faktin
se “përfaqëson formacionin më të
konsoliduar dhe më të fuqishëm politik brenda
spektrit politik kosovar”.
Sipas
liderit të saj, PDK tashmë është më
shumë se sa një parti në kuptimin e ngushtë,
një formacion që ka marrë përmasat e një
lëvizje shumë-përfshirëse politike e qytetare.
“Kjo
lëvizje funksion mbi bazën e një partneriteti
të sinqertë dhe të fuqishëm të PDK-së
me grupacione të shumta të shoqërisë kosovare,
me botën akademike, me ekspertë eminentë ndërkombëtar
dhe vendor, me sindikatat e punëtorëve dhe pensionistëve,
me mjekë dhe arsimtarë, me biznesin kosovar, me
të rinj, mediat, e të tjera”, konsideron Thaçi.
Ky
partneritet i fuqishëm, sipas tij, udhëhiqet nga
një vizion gjithëpërfshirës për ndryshime
që PDK do ta implementojë përmes qeverisjes
së saj, duke u fokusuar kryesisht në zhvillimin
ekonomik të Kosovës. Programi që ka PDK është
hartuar me ekspertët më me renome ndërkombëtare
dhe sipas Thaçit, është mirëkuptuar
nga qytetarët. “Kjo është garanca e fitores”,
shprehet ai.
Lideri
i PDK-së kundërshton mundësinë që
ndarja në dysh e Lidhjes Demokratike të Kosovës
(LDK) e ka “çuar ujin në mullirin e Thaçit”.
Ai thotë se fitorja e PDK-së në këto zgjedhje
është fitore e ofertës së saj politike
dhe ekonomike. “Ky është faktori që përcakton
faktin se PDK është dhe do të jetë formacioni
i parë politik në Kosovë”, thotë
ai.
Kësaj
here, sipas tij, ka ndodhur vetëm zhvillimi i mëtutjeshëm
i PDK-së si koncept politik, duke u perceptuar, ndërkaq
si oferta më serioze dhe më realiste për qytetarët
e vendit.
Ndryshe,
Hashim Thaçi është i nominuar nga partia
e tij për kryeministër të ri të Kosovës,
po që se PDK e merr qeverisjen, ndërkohë që
ai vet shpreh përkushtimin se ka kapacitet të mjaftueshëm
edhe politik edhe atdhetar, për të drejtuar Qeverinë
e Kosovës gjatë viteve vijuese.
“Mund
ta shikoni përvojën time të gjatë politike
dhe do të gjeni përgjigjen për qasjen time
ndaj sfidave. Asnjëherë nuk jam frikësuar prej
tyre. Besoj fuqishëm në kapacitetet tona për
ta transformuar këtë vend nga një vend me probleme
strukturore, në një vend me të cilin mund të
krenohen qytetarët tanë”, thotë ai.
Edhe
nëse bashkëpunëtorët më të ngushtë
të tij, Fatmir Limaj, Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj,
Bajrush Xhemajli etj, që janë kandiduar për
kryetarë komunash, arrijnë të fitojnë,
Thaçi thotë se ky nuk është hendikep
për formimin e qeverisë së re.
PDK,
sipas tij, ka kuadro të mjaftueshme për të
qeverisë vendin dhe për t’u përfaqësuar
në Kuvendin e Kosovës.
“PDK
kurrë nuk ka pasur problem me potencialin kadrovik dhe
politik. Gjithmonë kemi qenë një parti e hapur
dhe kjo ka bërë që sot PDK të jetë
formacioni që bashkon personalitetet më të
dëshmuara profesionalisht dhe politikisht në tërë
Kosovën, në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Krahasoni listat dhe do të bindeni në këtë
fakt”, thotë ai.
Lideri
i PDK-së paraprakisht nuk pranon të tregojë
se me cilën parti do të lidh koalicion në qeverisjen
e re, ndërkohë që heziton të jep mendimin
e tij rreth debutimit të afaristit Behgjet Pacolli në
zgjedhjet e sivjetme. “Formulën do ta përcaktojë
verdikti demokratik i qytetarëve të Kosovës
me 17 nëntor, mirëpo sondazhet tregojnë se
PDK po përjeton trendin e një bumi elektoral”,
tha Thaçi.
Megjithatë
lideri i PDK-së e quan plotësisht manipulim deklarimet
e disa subjekteve politike se në Kosovë do të
punësojnë dhjetëra mijëra punëtorë.
“Manipulimi me shifra abstrakte është mos-respekt
për qytetarët dhe hallet e tyre”, shprehet
ish kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të
Kosovës.
Në
programin e PDK-së, sipas tij, nuk ka manipulime, por
ofertë konkrete dhe garancë e nevojshme përmes
të cilës do të krijohen rrethanat e shpejta
për uljen e papunësisë dhe varfërisë
në Kosovë. Administrata, siç thotë ai,
nuk hap vende pune, ndërsa deklarimet e të tjerëve,
siç thotë lideri i PDK-së, janë një
mashtrim që “bien erë nga e kaluara komuniste”.
Ai
tha se PDK ndjek rrugën e politikave që stimulon
zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, që
është parakusht për uljen e varfërisë.
“Unë
e kam prezantuar këtë koncept, në të cilin
kanë punuar për një kohë të gjatë
ekspertë vendorë e ndërkombëtarë,
në mesin e të cilëve do të përmendja
ekonomistin me famë botërore dr. David Klein”,
tha Thaçi.
Ai
po ashtu shtoi se programi i partisë së tij parashikon
një plan konkret për zhvillimin e sektorit të
bujqësisë, meqenëse 60 për qind e popullit
të Kosovës, siç thotë ai, jetojnë
në zona rurale. PDK do të zbatojë programe
për orientimin e kredive dhe investime që do ta
transformojnë, sipas tij, bujqësinë kosovare
nga një bujqësi vetë-konsumuese, në një
bujqësi prodhuese.
“Këtu
rëndësi të veçantë do t’i
japim politikave për mbrojtën e prodhuesve kosovarë
dhe gjetjen e rrugëve për plasimin e prodhimeve
të tyre në tregjet e jashtme”, shprehet Thaçi.
Ai
po ashtu thotë se edhe buxheti i Kosovës me qeverisjen
e tij do të shënojë një rritje të
konsiderueshme, por jo më këtë trend të
ngritjes, por me një menaxhim tjetër të të
hyrave. Thaçi thotë se duhet zbatuar politika
të kontrollit të përpiktë të këtyre
të hyrave dhe shmangie të plotë të evazionit
fiskal.
Ndërkaq
në fund, lideri i PDK-së dhe anëtari i Grupit
kosovar të Unitetit, Thaçi thotë se Kosova
është në prag të shpalljes së pavarësisë.
Por, ndryshe nga të tjerët që thonë se
Kosova duhet të shpallet e pavarur njëanshmërisht
pas 10 dhjetorit, ai thotë se procesi i shtet-bërjes
duhet të kryhet në koordinim të plotë
me SHBA-në dhe BE-në.
“Në
momentin e duhur ne do t’i marrim vendimet e duhura
që dalin nga përgjegjësia jonë. Unë
angazhohem vazhdimisht për një shpallje të
shoqëruar me njohjen. Kjo na duhet, e jo shpalljet e
verbëta. Menjëherë pas 10 dhjetorit ne do të
kemi agjendën tonë dhe do të lëvizim shpejt”,
shprehet Thaçi.
Ndërkaq,
kërcënimet e Serbisë se pas shpalljes së
Kosovës të pavarur do të mbyllë kufirin
me Kosovën, Thaçi i quan fantazma të së
kaluarës që i kontribuojnë vetëm izolimit
të vetë Serbisë.
Pavarësinë
e Kosovës, sipas tij, nuk mund ta kërcënojnë
fantazmat e të kaluarës. Me Serbinë, siç
tha Thaçi, gjithçka ka përfunduar në
qershor të vitit 1999, ndërsa shtetet që mbyllin
kufijtë me fqinjët e tyre, sipas tij, prodhojnë
vetëm izolimin e vetvetes. /milaim shefkiu-shaip mustafa/
Arrijnë
vëzhguesit ndërkombëtar për zgjedhjet
në Kosovë
Arrijnë
vëzhguesit ndërkombëtar për zgjedhjet
në KosovëMisioni i Këshillit të Evropës
(KE) për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë,
konfirmoi të hënën se 150 vëzhgues afatshkurtër,
të dërguar nga 34 shtete evropiane, pritet të
arrijnë brenda ditës në Kosovë.
Sipas
një njoftimi zyrtar, pas një trajnimi dy ditor në
Prishtinë, ata do të sistemohen në grupe nga
dy nëpër Kosovë si dhe kudo që është
e nevojshme që të vëzhgohen zgjedhjet e ardhshme
të 17 nëntorit.
Ndër
të tjera, mësohet se si vëzhgues të zgjedhjeve
2007 në Kosovë, do të jenë 18 anëtarë
nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Evropë
(Këshilli i Evropës), katër nga Komiteti i
Rajoneve (Bashkimi Evropian) dhe shtatë nga Parlamenti
Evropian.
Ndërsa,
aty ku ka qenë e mundur, sipas këtij njoftimi, në
secilin grup të vëzhguesve afatshkurtër është
tentuar të balancohet gjinia, kombësia dhe përvoja.
“Në
ditët para zgjedhjeve vëzhguesit afatshkurtër,
do të bëjnë vizita njohëse në vendvotime
të cilat do t’i vëzhgojnë. Ditën
e zgjedhjeve, ata do të duhet t’i plotësojnë
formularët e vëzhgimit që i mbulojnë indikatorët
kryesorë, siç janë hapja dhe mbyllja e vendvotimeve
si dhe procedurat e përgjithshme të votimit dhe
numërimit të votave”, thuhet në njoftim.
Pastaj,
këto informata do të përmblidhen dhe procedohen
nëpërmjet internetit nga një grup ekspertësh
statistikor.
Ndërsa,
ditën e zgjedhjeve, secili grup vëzhguesish mesatarisht
do të vizitojë tetë vendvotime, apo 75 grupet
vëzhguese, duhet të arrijnë të vëzhgojnë
një të katërtën e numrit total të
vendvotimeve.
Shifrat
e përmbledhura, do të jenë shtylla e deklaratës
preliminare e cila është paraparë t’i
paraqitet mediave ditën e nesërme pas zgjedhjeve.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë konferencë
do të vlerësohet nëse procesi zgjedhor ishte
në përputhje me standardet ndërkombëtare./l.k/
Koha
e shkurtër nuk e ka penguar KQZ-në që t'i bëjë
të gjitha përgatitjet për zgjedhje
Koha
e shkurtër nuk e ka penguar KQZ-në që t'i bëjë
të gjitha përgatitjet për zgjedhjeNë 621
qendra të votimit me mbi 2 mijë vendvotime në
Kosovë, rreth 1.5 milion qytetarë me të drejtë
vote, kanë të drejtë që të marrin
pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesve të
tyre në nivel lokal dhe qendror.
Arianit
Osmani, zëdhënës në KQZ tha të hënë
për KosovaLive se edhe përkundërt kohës
së shkurtër, përgatitjet për zgjedhjet
2007 janë duke shkuar shumë mirë dhe sipas
tij, çdo gjë do të jetë gati në
ditën e votimit.
“Deri
më tani janë kryer të gjitha procedurat e shtypjes
së fletëvotimeve dhe të gjitha kanë arritur
në KQZ, numri i votuesve me të drejtë vote
është mbi 1.5 milion, por kjo shifër ende nuk
është definitiv, pasi që votuesit jashtë
Kosovës mund të regjistrohen deri më 17 nëntor
dhe të aplikojnë për votim”, tha Osmani.
Ai
tha se KQZ-ja, për të lehtësuar votimin, ditë
më parë, ka hapur fushatën për njoftimin
e qytetarëve për mënyrën e votimit, e
cila do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhje
dhe gjithashtu, ka filluar shpërndarjen e 1 milion broshurave,
më qëllim të mësimit të qytetarëve
për të votuar.
Në
anën tjetër, sipas një hulumtimi të Programit
të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),
i titulluar “Raporti i paralajmërimit të hershëm”,
vlerësohet se rezultatet e anketës tregojnë
që 51 për qind të respondentëve shqiptarë,
kanë thënë se kanë vendosur se për
kë do të votojnë, përderisa kjo përqindje
për votuesit serbë është 20 për qind.
Ndër
të tjera, sipas këtij hulumtimi, sa i përket
votimit, shumica e shqiptarëve dhe etniteteve të
tjera mbështesin listat e hapura të kandidatëve.
Pasi
që sondazhi është mbajtur në tetor, disa
javë para zgjedhjeve, këto rezultate tregojnë
se vendimi për t’i mbajtur zgjedhjet ka qenë
me vend dhe se zgjedhjet do të legjitimojnë partitë
politike dhe njerëzit në ato parti.
Gjithashtu,
hulumtimet janë bërë me qëllim të
verifikimit, nëse ka dallim në lidhje me preferencat
politike të votuesve, gjinisë, moshës dhe rajonit.
Por,
është parë se nuk ka pasur dallime për
nga gjinia, ku meshkujt dhe femrat kishin përqindje të
ngjashme të preferencave politike dhe të votimit
dhe nuk u panë dallime për nga grupmoshat, por kishte
dallime të mëdha për nga rajoni.
Ndërkaq
sipas një hulumtimi të bërë nga organizata
Friedrich Ebert Stiftung, 66 për qind e të anketuarave
kanë thënë se do të marrin pjesë
në zgjedhjet e 17 nëntorit, 11 për qind theksojnë
se me gjasë po, 14 për qind janë deklaruar
se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa
7 për qind ende nuk kanë vendosur.
Ndërsa
për ndikimin e listave të hapura në pjesëmarrjen
në zgjedhje, 37 për qind e qytetarëve janë
shprehur se pjesëmarrja do të jetë më
e madhe, 13 për qind nuk e kanë të qartë
ndryshimin, 16% theksojnë se pjesëmarrja do të
jetë e njëjtë, ndërsa 11 për qind
pohojnë se hapja e listave e ka komplikuar procesin.
Ndryshe,
zgjedhësit kosovarë, pritet të kenë përpara
vetes më 17 nëntor 97 oferta për votim në
nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, për mandatin
e ardhshëm të institucioneve të Kosovës,
ndërkohë që përveç entiteteve politike
shqiptare, në garë do të jenë edhe përfaqësuesit
e pakicave, përfshirë këtu edhe serbët.
Ndërsa,
para disa ditëve, serbët kanë kushtëzuar
pjesëmarrjen në zgjedhje me garancinë se institucionet
e dala nga këto zgjedhje nuk do ta shpallin pavarësinë,
ndërsa disa parti politike serbe kanë bërë
tërheqjen nga gara elektorale për zgjedhjet komunale
dhe parlamentare të 17 nëntorit. /luljeta krasniqi/
Këshillat
votuese në Pejë të gatshëm për zgjedhjet
e 17 nëntorit
Një
javë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme
dhe atyre lokale në Kosovë, Komisioni Komunal i
Zgjedhjeve (KKZ) në Pejë, ka përfunduar zyrtarisht
trajnimet e rreth 1 400 anëtarëve të këshillave
votuese për 19 qendrat e votimit, me 124 vende votimi,
në të cilat mbi 81 mijë votues të komunës
së Pejës do të mund të japin votën
e tyre.
Trajnimi
i këtyre anëtarëve të këshillave
votuese, që janë përfaqësues të 24
subjekteve politike dhe kandidatëve të pavarur,
të cilat me 17 nëntor dalin në garën zgjedhore
në Pejë, sipas Zija Balës, zyrtar ekzekutiv
i KKZ në Pejë, ka përfunduar të premten,
bazuar në itinerarin e caktuar për mbajtjen e trajnimeve
për këshillat e votimit nga ana partive politike.
Mirëpo,
ai është ankuar se gjatë këtyre trajnimeve
ka pasur mungesa të mëdha të përfaqësuesve
të subjekteve politike, të cilat nuk i kanë
deleguar rregullisht anëtarët e vet nëpër
këshillat e votimit.
Megjithatë,
nga 1 400 anëtarë të këshillave votuese,
siç tha Bala, janë trajnuar 1 380 prej tyre, të
cilët janë të gatshëm që sot për
votime, ndërkohë po shikohet mundësia që
të bëhet një ritrajnim i mungesave ekzistuese,
në mënyrë që ditën e zgjedhjeve,
stafi i këshillave votues të jetë sa më
komplet.
“Nuk
e di arsyen pse kanë munguar në trajnime përfaqësuesit
e partive politike, dhe për këtë ne çdo
mbrëmje i kemi informuar partitë për mungesën
e përfaqësuesit të tyre, por arsyen pse kanë
munguar ne nuk e dimë dhe nuk na është thënë
nga ata”, tha Bala, të shtunën për KosovaLive,
duke mos emëruar partitë politike nga të cilat
ka pasur më së tepërmi mungesa në trajnimet
e mbajtura ditët e kaluara.
Të
gjitha vendvotimet në Kosovë do të monitorohen
nga 2 400 vëzhgues të koalicionit monitorues “Demokracia
në Veprim”, prej të cilëve 308 do të
jenë në pikat e votimit në katër komunat
e rajonit të Pejës (Pejë, Deçan, Klinë
dhe Istog).
Financimi
i këtij projekti monitorues do të bëhet nga
organizatat ndërkombëtare: USAID, IREX, IFES dhe
NDI, kurse trajnimi i vëzhguesve për këtij
koalicioni për këto katër komuna të Dukagjinit
ka filluar të shtunën.
“Para
dy ditëve, janë mbajtur trajnimet për trajner,
ndërsa sot ka filluar trajnimi i vëzhguesve për
rajonin e Pejës, të cilët do të monitorojnë
të pavarur punën e votuesve, komisioneve dhe të
KKZ-ve”, tha për KosovaLive, Veton Mujaj, koordinator
i OJQ “Syri i Vizionit”, organizatë e cila
në kuadër të koalicionit monitorues “Demokracia
në Veprim”, do të monitorojë zgjedhjet
në rajonin e Pejës.
Në
trajnimet e të shtunës, këta vëzhgues
përveç tjerash, do të trajnohen edhe për
dërgimin e rezultateve të votimit nga vendvotimet
që do të bëhen me ‘sms’ nga telefonat
celular, dhe këto rezultate do të shihen drejtpërdrejtë
në ekranin e vendosur një sallë të “Hotel
Grand” në Prishtinë.
“Të
gjithë këta monitorues që janë pjesë
e koalicionit ‘Demokracia në Veprim’ do të
jenë të pajisur me aparate celulare, ndërsa
në kryeqendër është krijuar një server
bazë nga ‘Vala’ dhe të gjithë këta
‘sms-a’ do të jenë falas”, tha
Mujaj, për të shtuar se ky është modeli
i ri i publikimit të drejtpërdrejtë të
rezultateve ditën e votimit dhe është një
teknologji e re dhe deri tash nuk është përdorur
askund në botë dhe.
Kjo
metodë është testuar një herë në
një bashkësi të Tiranës, kur ka rezultuar
me sukses, ndërsa tash kjo metodë do të praktikohet
për herë të parë me 17 nëntor në
Kosovë. /ilir osmanaj/
Partitë
politike premtojnë gjyqësor të pavarur dhe
zbatim të ligjit
Sigurimi
i sistemit të qëndrueshëm dhe unik gjyqësor
në tërë territorin e Kosovës, zbatimi
i ligjit, gjyqësori i pavarur etj, janë disa nga
premtimet e partive politike gjatë fushatës, të
cilat thonë se do t’i bëjnë realitet
nëse i fitojnë zgjedhjet e së shtunës
së ardhshme.
Në
programin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës
(LDK), e udhëhequr nga kryetari i saj Fatmir Sejdiu,
thuhet se sistemi gjyqësor është shtyllë
e rëndësishme e shtetit dhe mekanizëm potencial
për ndryshimet e rëndësishme socio-politike,
andaj prioritet i kësaj partie në mandatin e ardhshëm
në Kosovën shtet të pavarur, është
sundimi i ligjit me subjektivitet ndërkombëtar.
LDK
pohon se është e ndërgjegjshme se esenca e
demokracisë parlamentare konsiston në shkallën
e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, andaj
në mandatin e ardhshëm të pushtetit qendror
preokupim tjetër të vetin ka që qytetarëve
të Kosovës t’u garantojë pushtet gjyqësor
plotësisht të pavarur dhe të pandikuar nga
pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe nga ndikimet nga jashtë
(zyrtarët, partitë politike, kërcënimet
për vendime që i marrin në mënyrë
të paanshme, e tjera).
Pozitën,
kompetencat, statusin e gjyqtarit dhe avancimin në pozita
më të larta, LDK angazhohet ta realizojë nëpërmjet
të buxhetit të veçantë për gjyqësorin
për financimin e gjykatave, parime këto të
cilat do të sigurojnë gjyqësi të pavarur,
në të cilën gjyqtarët do të bazohen
në legalitet gjatë gjykimit, në gjy¬kime
publike, në barazinë e plotë të palëve
para gjyqit... etj.
Preokupim
tjetër i LDK–së është reforma gjyqësore,
me të cilën synohet shkëputja e plotë
me sistemin dhe ligjin e vjetër për gjykatat, me
legjislacionin e vjetër, me një strategji nacionale,
nëpërmjet të cilës do të forcohej
pavarësia e gjyqësisë, efikasiteti i gjykatave,
avancimi i kuadrove gjyqësore (i gjyqtarëve dhe
i administratës gjyqësore), etj.
Ndërsa,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),
e udhëhequr nga lideri i saj Ramush Haradinaj, në
programin e saj zgjedhor angazhohet që Ministria e Drejtësisë
të gëzojë përgjegjësi shtesë
të bartura nga UNMIK-u. Përgjegjësitë
përfshijnë disa aspekte, por nuk kufizohen vetëm
në to: Shërbimin Korrektues të Kosovës,
mjekësinë ligjore dhe çështjet që
kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga
lufta e fundit të Kosovë.
Kjo
parti. po ashtu angazhohet në bashkëpunimin reciprok
ndërkombëtar dhe
çështjet e tjera, të cilat janë të
lidhura me statusin juridik të Kosovës, në
zhvillimin e
politikave që kanë të bëjnë me të
drejtat e njeriut dhe luftimin e krimit të organizuar,
trafikimin e qenieve njerëzore, korrupsionin etj.
AAK-ja
angazhohet në reformën e thelluar të gjyqësorit
në përputhje me standardet më të mira
evropiane duke filluar në riorganizimin e gjykatave,
krijimin e gjykatave të reja, mbrojtjen e pavarësisë
së gjyqësorit mirëpo duke garantuar një
sistem efektiv për vlerësimin e gjyqësorit,
ku gjyqtar dhe prokuror që kanë vepruar në
kundërshtim me ligjin dhe kodin etik nuk do të ushtrojnë
më profesionin e tyre pas përmbushjes së procesit
të vlerësimit etj.
Partia
Reformiste ORA, e udhëhequr nga Veton Surroi, angazhohet
për sundim të ligjit, reformimin e plotë i
sistemit gjyqësor dhe shtimi i kapaciteteve gjyqësore
dhe të sigurisë si preokupime kryesore të saj.
Disa
nga parimet e ORA-s janë që qeverisja e Kosovës
të rrjedhë nga Kushtetuta, e cila do të siguronte
përgjegjësinë dhe kontrollin ligjor mbi udhëheqësit,
përpilimin e ligjeve që marrin për bazë
rrethanat reale kosovare, ato ligje që janë të
garantuara për t’u realizuar, të shqyrtuara
mirë nga buxheti etj.
ORA
në programin veprues menjëherë do të bëjë
unifikimin e të gjitha ligjeve brenda një sistemi
kushtetues-ligjor, që Kosova të ketë qartësi
rreth asaj se cili është ligji i zbatueshëm,
e jo të ketë kaos të ligjeve të zbatueshme
që garojnë ndërmjet veti.
Aleanca
Kosova e Re, në krye me Behgjet Pacollin, ndërkaq
angazhohet që në Parlamentin e Kosovës të
përpilohen ligje të kuptueshme, të thjeshta
dhe të qarta, në të cilat definohen të
drejtat dhe detyrimet e qytetarit pa mundësi anashkalimesh,
duke u përcaktuar shumë qartë veprimet, cilësia
e veprimeve dhe koha.
Katër
shtyllat e qeverisjes funksionale sipas kësaj partie
do të jenë: presidenti i zgjedhur nga qytetari (“ne
synojmë që këtë ta bëjmë të
mundur me ligj”), parlamenti, sistemi gjyqësor,
qeveria. Shtyllat e shtetit duhet të koordinohen, të
harmonizohen për të qenë funksionale në
interes të qytetarit dhe shtetit.
Ndërsa,
për Lidhjen Demokratike të Dardanisë (LDD),
e udhëhequr nga akademik Nexhat Daci, në programin
e saj zgjedhor tregon se shteti i së drejtës është
kushti themelor, njëkohësisht bazë e çdo
shteti demokratik.
Detyra
kryesore e shtetit sipas kësaj partie, qëndron në
sigurimin e të drejtave juridike me qëllim të
funksionimit të qëndrueshëm të rendit
juridik, sigurisë së brendshme dhe jetësimit
të vlerave themelore të rendit demokratik.
Koalicioni
LDD-PSHDK, angazhohet për funksionim të shtetit
juridik dhe udhëheqje të politikës, e cila
mbështetet në: sigurimin dhe garantimin e së
drejtës për të gjithë qytetarët që
të jenë të barabartë para ligjit, ndërmarrjen
e hapave konkret në forcimin e vlerave dhe besimin e
qytetarëve në të gjitha institucionet, duke
fuqizuar rolin e legjislativit, organizimin dhe fuqizimin
e mekanizmave të shtetit ligjor në luftën e
pa-kompromis ndaj kriminalitetit, korrupsionit, kontrabandës,
trafikimit, etj.
Të
gjitha këto parti janë të bindura se do të
dalin fituese pas zgjedhjeve të 17 nëntorit, dhe
janë të bindura se premtimet e dhëna do t’i
bëjnë realitet, që qytetarët e vendit
të kenë jetë më të mirë. /t.hykolli-gashi/
Kryeziu:
Jap dorëheqje nëse LDK nuk i fiton më shumë
se 40% të votave
Nënkryetari
i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem
Kryeziu, në një intervistë për KosovaLive,
deklaron se nëse LDK, në zgjedhjet e 17 nëntorit
nuk arrin të fitojë më shumë se 40 për
qind të votave të elektoratit të Kosovës,
ai do të jep dorëheqje nga kryesia e këtij
subjekti.
Kryeziu
i cili për disa vite ka qenë nënkryetar i LDK-së,
por që njihet si njeriu që i koordinon të gjithë
punët e këtij subjekti, është optimist
se LDK edhe në këto zgjedhje do t’i prijë
ranglistës së spektrit politik të Kosovës.
Madje, ai beson se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta
kalojë kuotën prej 40 përqindëshit.
“Nëse
nuk i fitojmë 40 për qind, unë kam paralajmëruar
dorëheqjen time. Nuk jam njeriu i parë i LDK-së,
por jam i dyti qe dhjetë vjet e më tepër”,
u shpreh mes tjerash nënkryetari Kryeziu, i cili për
dy mandatet të kaluara ka drejtuar komunën e Prizrenit.
Sipas
tij, LDK edhe në këtë garë zgjedhore pashmangshëm
është subjekti më i denjë dhe më
besnik i elektoratit kosovar, që patjetër duhet
të fitojë. Madje, thotë se nëse LDK si
subjekt i “regjur” nëpër situata të
ndryshme dhe me traditë nuk arrin ta qeverisë vendin,
atëherë “Kosovën e morri djalli”.
Kryeziu
pohon se kjo nuk është frazë që ka dalë
nga vetë ai, por është artikuluar nga përfaqësuesit
tjerë të partive politike, se pa LDK-në Kosova
nuk ka të ardhme.
“Ndonjëherë
bëj shaka, por nuk e teproj. Unë kam mjaft shokë
në PDK, sepse Kosova është e vogël, dhe
ata kanë thënë se nëse nuk fiton LDK,
atëherë Kosovën e morri djalli. LDK është
garanci për Kosovën”, konsideron Kryeziu.
Numri
dy i këtij subjekti, thotë se LDK ka traditë,
ka vizion dhe program shumë konkret zhvillimor për
Kosovën, që garanton perspektivë.
“Para
së gjithash ne jemi një parti e sprovuar nëpër
beteja më të vështira të mundshme që
ka kaluar ndonjëherë ndonjë popull në
ndonjë vend. Praktikisht, qe 18 vjet i kemi rezistuar
robërisë tepër primitive dhe asnjëherë
nuk kemi pasur asnjë iluzion. Prandaj një forcë
e sprovuar natyrisht që është garanci”,
tha Kryeziu.
Sipas
tij, jo vetëm për hir të traditës, por
edhe për shkak të shumë elementeve të
tjera, LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve.
“Nuk
ka forcë të sprovuar më kredibile se LDK. Unë
kam thënë se tani nëse LDK fiton 45 për
qind të elektoratit, ajo mund të fitojë edhe
7 vende të tjera nga mbetjet e atyre që s’arrijnë
të hyjnë në Kuvend”, tha Kryeziu.
Po
ashtu, sipas tij, një element tjetër që e bën
LDK-në subjekt plotësisht demokratik, janë
edhe reformat që kanë ndodhur brenda këtij
subjekti. “Në dy vitet e fundit ne kemi hyrë
në reformim të vetvetes dhe kjo është
jashtëzakonisht domethënëse”, u shpreh
ai.
Nënkryetari
i LDK-së apo siç apostrofohet me epitetin “eminenca
gri” e këtij subjekti, kundërshton mundësinë
që ndarja në dysh e LDK-së do të reflektohet
edhe në ndarjen e elektoratit të LDK-së së
vjetër.
“Jo,
jo, absolutisht Nexhat Daci nuk na i merr votat. Pikërisht
përpjekja për të vënë korrektësitë
e lidershipit, besoj që do të kemi më shumë
simpatizues”, tha Kryeziu duke shtuar se “...nëse
një subjekt politik nuk arrin ta ndryshojë vetveten,
atëherë nuk ka “hair” nga ai subjekt”.
Përveç
këtyre parimeve, kësaj radhe LDK, siç tha
Kryeziu, ka ofruar një program zhvillimor me një
buxhet prej 1 miliard e 20 milionë euro, duke i ndarë
racionalisht dhe sipas nevojës, nga zhvillimi arsimor
e deri te ai ekonomik dhe infrastruktural i Kosovës.
I
pyetur se sa punëtorë premton t’i punësojë
LDK gjatë viteve vijuese, Kryeziu thotë se LDK vetëm
bënë politikat reale për investime, “...ndërsa
fabrika nuk ndërton”.
“Kur
i dëgjoj liderët e nderuar duke dhënë
premtime, atëherë them se kjo është e
mundur sikur LDK t’ua kryejë punët. Ata vetëm
shesin mend me qëllim që të marrin përfaqësimin
e Kosovës”, shprehet Kryeziu. Qeveria demokratike
të cilët e pretendon LDK, sipas tij, më tepër
në rolin e saj do të ketë arbitrarizimin, duke
luajtur lojën fer ndërmjet grupeve të interesit
dhe jo duke garantuar iluzionisht fonde, etj.
Nënkryetari
i LDK-së pranon se ka preferenca se me cilën parti
të bëjë koalicion pas zgjedhjeve, por thotë
se nuk do ta proklamojë “kurorëzimin para
martesës”. Megjithatë, Kryeziu tha se LDK
synon që të dominojë në Kuvend e vetme,
por për koalicionet eventuale, siç tha ai, vendos
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.
“Preferencat
e mija nuk guxoj t’i them. Kam preferenca por s’e
them këtë aktualisht”, shprehet Kryeziu.
Ndërkaq,
në pyetjen se a e konsideron LDK si rival politik Aleancën
Kosova e Re që drejtohet nga afaristi Behgjet Pacolli,
i cili ka debutuar në këto zgjedhje, Kryeziu thotë
se ai as që llogaritet nga partia e tij, meqenëse
“s’ka arrit t’ia mbushë mendjen Kosovës
së është i denjë për të marrë
pjesë dhe për të fituar në zgjedhje”.
“Nuk
e shohim Pacollin rival, sepse ai po manipulon me varfërinë
e njerëzve…, mundem me pa si një karkalec
që kalon…, nëse është kështu,
nëse jo i kërkoj falje. Unë konsideroj se duhet
pritë njëherë të na i mbushë mendjen.
Unë s’kam kohë të humbas, nëse dëshiron
opinioni të humbë kohë, atëherë nuk
kam çka të bëjë”, tha ai.
I
pyetur nëse Kosova njëanshëm duhet ta shpallë
pavarësinë apo të pres derisa të bashkohet
më një zë bashkësia ndërkombëtare,
Kryeziu konsideron se pavarësia mund të shpallet
në çdo kohë, por sipas tij, është
e rëndësishme që ajo të pranohet nga shtetet
tjera, veçanërisht nga SHBA dhe BE.
“Pavarësia
mund të shpallet në çdo sekondë, madje
dhe pas gjysmës së natës. Kola (kryeparlamentari
i Kosovës) nuk fle deri vonë, sepse nuk e merr gjumi,
dhe çdo sekondë mund ta shpallë pavarësinë,
por problemi është se a do të na e pranojnë
atë pavarësi. Me rëndësi është
që të ndodh një solidaritet diplomatik për
Kosovën”, shpreh në fund të intervistës
për KosovaLive, Eqrem Kryeziu. /milaim shefkiu-shaip
mustafa/
Serbët
kushtëzojnë pjesëmarrjen në zgjedhje me
“garanci” se nuk shpallet pavarësia
Përfaqësuesi
i përhershëm i UNDP-së, Frode Mauring, u kërkoi
të enjten përfaqësuesve të partive politike
serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet
e 17 nëntorit. Por, disa nga ta u shprehen skeptik rreth
pjesëmarrjes së tyre në këtë proces,
duke theksuar se problem për ta paraqet paralajmërimi
për shpalljen e pavarësisë nga ana e Kuvendit
të Kosovës.
Por, Frode Mauring, përfaqësues i përhershëm
i UNDP-së në Kosovë, tha se është
me rëndësi jetike që të gjitha etnitetet
në Kosovë të kenë përfaqësuesit
e vet të zgjedhur dhe që të dëgjohet zëri
i tyre në institucionet e Kosovës.
Sipas
tij, qëllimi i këtij takimi është që
partitë politike serbe të informohen mbi punën
e UNDP-së në Kosovë dhe të inkurajohet
elektorati i tyre të merr pjesë në zgjedhje,
në mënyrë që ky komunitet të ketë
përfaqësuesit e vet në institucionet kosovare.
“UNDP është këtu për të përkrahur
institucionet e Kosovës, për të ndërtuar
një të ardhme më të mirë për
Kosovën, ndërsa çështjet minoritare
janë pjesë shumë e rëndësishme e
programeve tona”, tha ai.
Ai
theksoi se është me rëndësi të zgjedhen
njerëz që flasin për kthimin, për të
drejtat e komuniteteve, për lirinë e lëvizjes
dhe për integrimin, si dhe shumë tema të tjera
që janë pjesë e diskutimeve të përditshme
në aleancat politike.
“Është
me rendësi që njerëzit e zgjedhur t’i
menaxhojnë fondet, të cilat taksapaguesit e Kosovës
i japin për kthimin e minoriteteve dhe për përmirësimin
e jetës së tyre”, tha ai duke shtuar se çdo
votë është e rëndësishme dhe ata
njerëz të cilët do të dalin në zgjedhje
janë njerëz shumë të guximshëm.
Ndërkaq,
ish ministri për Komunitete dhe Kthim (MKK), Slavisa
Petkovic, duke kundërshtuar fjalimin e Mauring se UNDP-ja
ka ndihmuar kthimin e minoriteteve, tha se UNDP-ja më
shumë ka sjell probleme, se sa që ka bërë
kthimin e serbëve në Kosovë.
Ndërsa,
sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje, Petkovic
tha se “Partia Demokratike” të cilën
ai e udhëheq, edhe pse janë paraqitur dhe janë
certifikuar, nuk do të thotë se do të merr
pjesë në zgjedhje, por siç tha ai, këtë
do ta vendosin pasi të shohin se si po ecin gjërat
deri atë ditë.
“Kjo
varet nga shumë gjëra, së pari nga Ekipi Negociator
i Kosovës, pasi që ata na kanë borxh një
përgjigje se a do ta shpallin më 10 dhjetor pavarësinë,
dhe nëse kjo do të ndodh, ne nuk do të jemi
pjesë e zgjedhjeve të 17 nëntorit”, tha
ai.
Gjithashtu,
për mospjesëmarrje në zgjedhje, nëse pavarësia
e Kosovës do të shpallet me 10 dhjetor është
edhe partia e Dragan Milosevic, partia e Nenad Manovcevic
dhe disa të tjera.
Ndërkaq,
Branislav Grbic, kryetar i partisë “Demokracia
e Re”, tha se pjesëmarrja e serbëve në
këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.
Ai
tha se partia të cilën ai e drejton ofron zhvillim
ekonomik, si një faktor kyç për ekzistimin
e të gjitha komuniteteve.
“Në
këtë kontekst do të jap kontributin. Ekzistenca
e serbëve është shumë e rëndësishme,
mirëpo kjo ekzistencë mund të bëhet vetëm
në bashkëpunim me faktorët tjerë, prandaj
enklavat dhe ndarja nuk do të jetë në të
mirë të çështjes së Kosovës”,
tha ai.
Ndryshe,
UNDP-ja ka një spektër të gjerë projektesh
që kanë të bëjnë me kthimin dhe re
integrimin e pakicave, ku një përqindje e lartë
e përfituesve janë të komunitetit serb. Përmes
UNDP-së është bërë numri më
i madh i kthimeve në Kosovë, krahasuar me çdo
institucion tjetër.
Ndryshe, javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
(KQZ) në Kosovë është njoftuar me kërkesën
e gjashtë subjekteve politike serbe për tërheqje
nga gara elektorale për zgjedhjet komunale dhe parlamentare
të 17 nëntorit edhe pse afati për kërkesa
të këtilla ka skaduar gati një muaj më
parë.
Ndërkaq,
në KZQ janë certifikuar rreth 30 subjekte politike
serbe. /l.krasniqi/
Daci
thotë se nëse nuk i realizon premtimet për
një vit do të tërhiqet nga institucionet
Dikur
i cilësuar si njeriu i dytë në LDK pas kryetarit
të ndjerë Rugova, Nexhat Daci, në një
intervistë dhënë për KosovaLive, shprehet
optimist se Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) që
drejtohet nga ai, do të jetë partia më me ndikim
në Kosovën e pas-zgjedhjeve të 17 nëntorit,
e përfaqësuar në Kuvend dhe Qeveri.
Ish-kryeparlamentari
i Kosovës, i cili pas përplasjeve në Lidhjen
Demokratike të Kosovës, formoi fraksionin e ri me
emrin LDD, është optimist për fitore solide
në të dy nivelet e zgjedhjeve, edhe në ato
lokale edhe në zgjedhjet parlamentare. Madje ai “ka
frikë” se nuk do të mund të menaxhojë
si duhet të gjithë resorët që do t’i
fitojë partia e tij.
Daci
tha për KosovaLive se nëse nuk do ta zbatojë
qind për qind programin e partisë së tij brenda
vitit të parë, ai me gjithë stafin e tij politik
do të tërhiqet nga institucionet e Kosovës.
Programi i LDD-së, sipas tij, është konkret
dhe jo i bazuar në iluzione.
“Daci
nuk ka predispozita me shitë ëndrra me sy çelë
në mes të ditës. Nuk ka kapacitet të krijojë
mjegull në një ditë me diell dhe nuk ka predispozitë
as gjenetike as njerëzore të gjuajë në
të turbullt…, prandaj me korrektësi them se
nëse LDD në qeverisje në vitin e parë
nuk i realizon ato që i ofron 100 për qind, Daci
do të largohet nga ai institucion me gjithë ekipin
e tij”, u shpreh ai.
Daci
thotë se ka mbushur gjithherë “hambarët”
e LDK-së me vota.
“Mbushësi
kryesor i hambarëve të LDK-së me vota ka qenë
Daci, pas Rugovës. I pakrahasueshëm. Këtë
e kam arrit me intelektualizëm dhe transparencë
të plotë. Ajo s’më mungon as tash”,
u shpreh ai.
Përkundër
ndarjes nga LDK, Daci thotë se me partinë që
ka mbetur në shtëpinë e vjetër (LDK),
janë “vëllezër” edhe pse demokracia,
sipas tij, e përjashton shpesh këtë parim.
Ndërsa, ish-kryetari Rugova, sipas tij, ka mbetur “ikona”
e pashlyeshme e dy shtëpive politike.
Asnjëra (as LDK e as LDD), sipas tij, nuk ka më
shumë, apo më pak hise në emrin e Rugovës,
pavarësisht se LDK ka mbushur billbordat me fotot e tij.
“Kryetari Rugova dy herë m’i ka besuar postet
kyçe të institucioneve të Kosovës, kjo
tregon se kam qenë i besuari i tij”, tha Daci.
Ai
kundërshtoi, po ashtu, pohimet se njerëzit që
kanë mbet në LDK janë më shumë “rugovista”
se sa ata që kanë kaluar të radhët e LDD-së.
Dalja në bilborda me kryetarin e ndjerë Rugova,
sipas tij, nuk është fakt se “ata që
kanë mbet në shtëpinë e vjetër i
përkasin më shumë filozofisë politike
të Rugovës”.
“Askund
nuk mund të shihni që ne lypim vota në emër
të Rugovës. Ne e kemi shumë seriozisht kur
themi se do ta vejmë në vepër vazhdimësinë
e filozofisë politike të Rugovës dhe të
akademik Fehmi Aganit…,ne jemi vazhdimësi e traditës
17 vjeçare, por me program tjetër dhe me koncept
tjetër”, thotë Daci.
Elektorati,
sipas tij, do të vulosë edhe fizikisht se kush është
më i miri, por mbi të gjitha, ai tha se nuk mëton
të jetë trashëgimtar i askujt, edhe pse me
xhelozi thotë se e ruan kujtimin dhe respektin për
presidentin Rugova, si politikan që ka sjellë diçka
të re në ndërrimin e sistemeve.
Ndryshe,
Daci gjithmonë ka qenë njeri nga ata që ka
shërbyer në parti politike, por asnjëherë
nuk e ka drejtuar ndonjë subjekt politik. Me gjithë
që nuk është punë e lehtë të
mbash “timonin” e një partie, Daci thotë
se me “përgatitjet njerëzore dhe profesionale
që ka, e adaptojnë edhe në këtë segment”.
Ai
tha se nuk është punë e njëjtë sikur
të drejtosh një institucion shkencor siç
ka qenë Akademia e Shkencave dhe Arteve apo Kuvendi i
Kosovës. Megjithatë përvoja, sipas tij, ia
ka mundësuar që të adaptohet në mjedisin
ku gjendet. Ndërsa për suksesin apo mossuksesin
e tij, Daci thotë se tregojnë rezultatet më
17 nëntor.
“Përshtypja
që nuk jam shumë i suksesshëm do të shohim
rezultatin, i shohim notat në provim”, shprehet
Daci, duke treguar përkushtimin e tij se asnjëherë
në asnjë proces në jetën e tij, nuk ka
hyrë pa ide dhe pa koncept veprimi.
“Analiza
bëjmë edhe në LDD dhe unë i marr me rezervë
për shkak se njerëzit nga vullneti brenda shtëpisë
japin ndonjë vlerësim që mua nuk më mashtrojnë,
por jam i bindur që analizat janë aq të fuqishme
sa ndonjëherë më frikësojnë sa vërtet
a do të gjejmë kapacitet të mjaftueshëm
veprues për mos me zhgënjyer elektoratin”,
shprehet kryetari i LDD-së.
Madje
LDD, siç tha Nexhat Daci, tashmë ka caktuar edhe
anëtarët e saj për t’i drejtuar eventualisht
institucionet e Kosovës të pas 17 nëntorit.
Por, përkundër insistimit të KosovaLive, Daci
nuk përmendi asnjë emër.
“…LDD
në udhëheqje të Kosovës siguron gjumë
të rehatshëm për Kosovën duke marrë
njerëzit që janë më të fuqishëm
të demonstruar në vepër, shkencë, profesionalizëm
dhe luftë”, theksoi ai, duke mohuar, ndërkaq
se ndarja nga LDK mund t’i kushtojë me vota.
Edhe
Daci, sikurse liderët e tjerë, është i
mendimit se në demokraci asnjë parti nuk do të
mund të marrë vota të mjaftueshme sa ta qeverisë
vetë vendin. Koalicioni, megjithatë është
i pashmangshëm, por që LDD, siç thotë
lideri i saj, nuk ka ndonjë parti që e ka në
objektiv duke qenë e hapur për të gjithë.
“Unë
nuk kam hipoteka as nuk kam dashuri për askënd.
Nuk do ta përjashtojë askënd. Nuk do ta lusë
kurrë, pos perëndisë, askënd për
asgjë, dhe do të demonstrojë dinjitet të
merituar kudo që të jetë LDD. Mirëpo mund
të bashkohemi me ata që ka program të afërt
me ne”, u shpreh Daci.
Ish-kryeparlamentari
i Kosovës tha se nuk mendon keq për asnjë personalitet
dhe subjekt politik në Kosovë, madje as “për
ata që janë munduar ta ruajnë Jugosllavinë
e vjetër dhe të varrosin dhunën e Milosevic-it,
apo për ata persona që nuk kanë pasur sukses
kurrë në asnjë lëmi të jetës”.
Daci
në fund tha se nuk i sheh si rival në politikë
as Pacollin me partinë e tij AKR, e as Surroin me partinë
ORA. Ndërkaq, krejt në fund Daci është
i mendimit se para pranverës së vitit 2008, nuk
do të ketë pavarësi për Kosovën.
Të gjitha deklaratat që janë lansuar së
fundi, siç tha ai, janë joreale.
“Them
se para pjesës së para të vitit 2008 nuk do
të ketë pavarësi, por me kënaqësinë
më të madhe do t’i kërkoja falje publikut
nëse jam gabim”, u shpreh Nexhat Daci. /shaip mustafa-
milaim shefkiu/
Di
Stasi thotë se bota ka interes për procesin zgjedhor
në Kosovë
Misioni
i Këshillit të Evropës për vëzhgimin
e zgjedhjeve në Kosovë (KEMVZV), konsideron se deri
më tani, përgatitjet për zgjedhjet 2007 që
pritet të mbahen më 17 nëntor po shkojnë
mirë dhe misioni i vëzhgimit është plotësisht
operacional dhe i gatshëm të mirëpres 150 vëzhgues
që do të arrijnë më 12 nëntor.
Udhëheqësi
i Misionit, Giovani Di Stasi, sipas një komunikate të
lëshuar për media, gjatë një vizite në
selinë e Këshillit të Evropës në
Strasburg, ka informuar ambasadorët e 47 shteteve anëtare,
për gjendjen e përgatitjeve të këtij misioni.
“Komuniteti
Evropian dhe ndërkombëtar janë duke e përcjell
situatën në Kosovë. Në veçanti,
ambasadorët në Strasburg kanë treguar interesim
te madh për këto zgjedhje. Ata janë të
bindur që misioni i vëzhgimit është në
rrugën e drejtë”, citohet të ketë
thënë Di Stasi.
Ndërkohë,
njëzet e nënte përfaqësues të zgjedhur
lokal, rajonal dhe të nivelit evropian do të jenë
pjesë e Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve
në Kosovë, të udhëhequr nga Këshilli
i Evropës.
Ndër
të tjera, mësohet se si vëzhgues të zgjedhjeve
2007 në Kosovë, do të jenë 18 anëtarë
nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Evropë,
katër nga Komiteti i Rajoneve (Bashkimi Evropian) dhe
shtatë nga Parlamenti Evropian.
Di
Stasi gjithashtu, sipas këtij njoftimi thekson se në
misione të tilla është me rëndësi
të ketë përfaqësues të zgjedhur në
mesin e vëzhguesve dhe numri kaq i madh i personaliteteve
të dalluara, tregon qartë rëndësinë
që institucionet evropiane i japin procesit demokratik
në Kosovë.
Ai vlerëson se duke pasur parasysh që në të
kaluarën, misione të ngjashme janë organizuar
në një periudhë kohore katër mujore, ky
mision është në garë me kohën, një
garë të cilën, sipas tij, është duke
u fituar./l.krasniqi/
KQZ
fillon fushatë për njoftimin e qytetarëve rreth
mënyrës së votimit
Zyrtarë
të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), bëjnë
të ditur për KosovaLive se fushata për njoftimin
e qytetarëve për mënyrën e votimit fillon
me emetimin e spoteve informuese në televizione, ndërsa
KQZ-ja dhe OSBE-ja, përkundur kohës së shkurtër
deri në zgjedhje, shprehën bindjen se me realizimin
e fushatës intensive do të arrijnë t’i
njoftojnë qytetarët.
Arianit
Osmani, zëdhënës në KQZ, tha për
KosovaLive se spotet televizive për informim janë
prodhuar dhe janë gati, broshurat do të shpërndahet
derë më derë gjatë kësaj periudhe.
Sipas
tij, është kontraktuar një organizatë
private për shpërndarjen e 1 milion broshurave.
Sipas
tij, material tjetër informues për mënyrën
e votimit do të shpërndahet edhe nëpër
kafene dhe në vende tjera publike, ndërsa fushata
për njoftimin e qytetarëve thuhet se do të
zgjas edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Ai
tha se do të vendosen postere të shumtë, të
cilët tregojnë në mënyrë praktike-ilustrative
procedurën e plotësimit të fletëvotimit,
datën e zgjedhjeve, po ashtu posteret do të afishohen
edhe në vendvotime, në mënyrë që
nëse votuesi ka dyshime mund që paraprakisht të
konsultohet edhe në kohën e votimit.
Ai
shpjegoi se votuesit do të kenë mundësi të
zgjedhin për parlament të Kosovës subjektin
politik X, ndërsa për kuvendet komunale do të
mund të zgjedhin një subjekt tjetër politik
Y, sepse siç tha ai, janë dy fletëvotime
të ndara.
Mirëpo,
sipas tij, votuesit nuk mund të votojnë për
subjektin politik X, ndërsa të votojnë po në
të njëjtin fletëvotim edhe për deputetë
të partisë Y.
Derisa votuesi do të ketë mundësi të votojë
për parti të ndryshme për Kuvend të Kosovës
dhe për kuvende komunale në fletëvotime të
ndara, qytetarët do të kenë mundësi që
të zgjedhin edhe kandidatin e preferuar për kryetar
komune nga një subjekt i caktuar politik, ndërsa
të votojnë për këshilltarët komunal
nga subjekti tjetër partiak.
Kjo
sipas tij, do të thotë se qytetarët do të
mund të votojnë për kryetar komune, kandidatin
nga partia X, ndërsa në fletëvotimin tjetër
deputetët për kuvend komune, gjegjësisht këshilltarët
komunal t’i zgjedh nga subjekti tjetër politik
Y.
Ndërsa,
edhe zëdhënësi i OSBE-së, Sven Lindholm,
tha për KosovaLive se gjatë këtyre dy javëve
do të ketë një numër të madh të
shpalljeve nëpër mjete e informimit mbi mënyrën
e votimit dhe dukjes së fletëvotimit.
Ai
tha se OSBE-ja ka bërë një lloj posteri i cili
do të shpërndahet në të gjitha vendet
publike dhe në qendrat e votimit, ndërkohë
që do të jetë në dispozicion edhe për
partitë politike në mënyrë që t’i
njoftojnë votuesit dhe simpatizantët e tyre me mënyrën
e votimit.
Sipas
tij, fushata për informimin e qytetarëve për
mënyrën e votimit nuk ka filluar më herët
për shkak të periudhës së shkurtër
deri në zgjedhje dhe për shkak se KQZ-së, ka
dashur të gjejë mënyrën më të
qartë të mundshme për sqarimin e votimit.
Ai
tha se nuk janë vonuar me fillimin e fushatës, ndërsa
shtoi se iu takon edhe partive politike që të mësojnë
simpatizantët e tyre me mënyrën e votimit.
Përndryshe
në ditën e votimit me 17 nëntor, qytetarët
do të mund të votojë për Kuvend të
Kosovës, për kuvende komunale dhe për kryetar
komune.
Çdo
votues do të ketë të drejtë të shënojë
dhjetë kandidatë për deputetë në
Kuvendin e Kosovës dhe dhjetë kandidatë për
anëtarë të kuvendeve komunale, por edhe nëse
ky numër tejkalohet, fletëvotimi nuk do të
shpallet i pavlefshëm, por gjatë numërimit
të votave do të merren vetëm gjashtë pretendentët
e parë të shënuar “tik” nga qytetari.
Ndërkaq, për të ofruar shërbime sa më
afër votuesit, KQZ-ja ka hapur 58 qendra të votimit
dhe mbi 600 vendvotime të reja, ndërsa në një
qendër votimi, maksimalisht do të votojnë 720
veta, duke e zvogëluar numrin prej 1.200 sa ka qenë
më parë.
Pesëdhjetë aplikacione të subjekteve politike
kanë qenë për zgjedhje komunale, 36 për
zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe 25 aplikacione
për Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe,
kjo është hera e pestë pas përfundimit
të luftës (1998-1999) që Kosova mban zgjedhje
të lira dhe demokratike. Mirëpo, është
hera e parë që në këto zgjedhje aplikohet
pragu prej 5 për qind, që është kusht
për të hyrë në parlament. Ky “prag”
ka ndikuar që shumë parti të vogla politike
të lidhin koalicione me partitë e mëdha.
Për
zgjedhjet e 17 nëntorit janë të paktë
atë të cilët besojnë që sërish
do të kemi zgjedhje të cilat do të kalojnë
pa ndonjë telashe rreth votimit, pasi që në
këto zgjedhje votimet vlerësohen të jenë
më të komplikuara se që ka qenë më
parë.
Ndërsa
edhe partitë politike në vend kanë shprehur
shqetësimimin e tyre për kohën e shkurtër
për informimin e qytetarëve për mënyrën
e votimit. /besnike salihu/
Isufi:
AAK do t’i fitojë rreth 20%; Ramushi në Kosovë
para qeverisë së re
Nënkryetari
i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Ahmet Isufi, në një intervistë dhënë
për KosovaLive, tha se AAK edhe pse në këto
zgjedhje ka hyrë pa “ikonën” e saj,
kryetarin Ramush Haradinaj, pretendon që të fitojë
rreth 20 për qind të votave të elektoratit
kosovar, duke qenë kështu forca bazë e përfshirjes
në institucionet e reja.
I
cilësuar si njeriu më besnik i ish-kryeministri
Haradinaj, i cili aktualisht po ballafaqohet me akuzat e Tribunalit
Penal të Hagës, Ahmet Isufi është optimist
se AAK me vizionin që ka krijuar “Ramushi”
dhe me elektoratin besnik të saj, do të jetë
partia më me ndikim në Kosovën e passtatusit.
Ai
tha se AAK në këto zgjedhje po hyn pa prezencën
fizike të Ramush Haradinajt, por po hyn “Me Ramushin”,
me vizionin e tij që ka ndjekë, qoftë si kryetar
i AAK-së qoftë si përfaqësues i institucioneve
të Kosovës.
“Mungesa
e tij po ndihet në kuptimin e angazhimit të drejtpërdrejt
dhe fuqisë që ka përcaktuar si lider, por ne
tani po punojmë si ekip dhe po mundohemi që tani
këtë vakuum ta përmbushim me angazhimin e shtuar
me një dinamikë shumë më të theksuar
dhe po mundohemi të jemi kudo në çdo pjesë
të Kosovës”, tha mes tjerash, Isufi.
Ai,
ndërkaq është shumë optimist se Ramush
Haradinaj do kthehet nga Haga deri në kohën e “kalkulimeve”
politike për qeverisjen e re. Ndryshe, AAK tashmë
ka nominuar kryetarin Haradinaj, për kryeministër
të Kosovës, në rast se AAK hyn në qeverisjen
e re.
Përkundër
mungesës së Haradinajt, AAK siç tha Isufi,
në bashkëpunim me Grupin e ekspertëve ka bërë
një program zgjedhor të cilin do të zbatojë
në Kosovën e pas-statusit. Ky program, sipas nënkryetarit
të AAK-së, ndryshon në disa nuanca nga programi
i kaluar dhe është shumë i afërt me interesat
e qytetarëve të Kosovës.
“…tani
kemi një program të punuar nga ekspertët e
Kosovës përmes Kolegjiumit të AAK-së,
të cilit i kanë dhënë brumin e një
programi që do të jetë shumë i afërt
me interesat e qytetarëve të Kosovës. Bazohemi
në prakticizmin dhe në veprimet konkrete”,
u shpreh Isufi.
Programi
i AAK-së, sipas tij, bazohet në zhvillimin ekonomik,
pastaj në rend dhe ligj dhe në mirëqenie sociale.
Këto,
siç tha Isufi, janë tri shtyllat kryesore ku mbështet
AAK. Po ashtu, ai tha se në kuadër të një
administrate funksionale dhe pa kufizime, AAK parashikon krijimin
e infrastrukturës për investimet e huaja duke i
dhënë përparësi zhvillimit të ndërmarrjeve
të vogla dhe të mesme si dhe uljen e tatimeve.
Të
gjitha këto, sipas tij, do të gjenerojnë edhe
vende të reja të punës. Megjithatë Isufi
nuk dha ndonjë shifër se sa punëtorë brenda
periudhës vijuese parashikon t’i punësojë
AAK. Për të shifrat janë spekulime, sepse numri
i punëtorëve do të varet nga parametrat ekonomik
dhe krijimi i kushteve për zhvillim të kësaj
lëmie.
“Nuk
do të spekuloj më shifra se sa punëtorë
do t’i punësojmë…Kalkulimi me shifra
është në bazë të parametrave ekonomik
dhe nuk mund të bëhet me pazare të rrugës”,
tha ai.
Ndryshe,
numri dy i AAK-së, Ahmet Isufi është tejet
optimist se AAK me 18 nëntor, një ditë pas
zgjedhjeve, do të jetë një nga shtyllat e spektrit
politik të Kosovës që do të ketë
një numër solid të ulëseve në Kuvendin
e Kosovës si dhe përfaqësim optimal nëpër
të gjithë komunat. Madje, disa prej këtyre
të fundit, Isufi mendon se AAK do t’i qeverisë
vetë, ndërsa në disa të tjerë do
të bashkë-qeverisë.
Nënkryetari
i AAK-së thotë se partia e tij qëndron shumë
mirë në Pejë, Deçan, Gjakovë, Gjilan,
Rahovec, Viti, ndërsa relativisht mirë edhe në
komunat tjera si Prizren, Kaçanik dhe Besianë,
ku sipas Isufit, ka një ngritje të konsiderueshme.
“Me
18 nëntor AAK-në e shohim njërën nga partitë
kryesore në politikën e Kosovës dhe pjesëmarrje
në institucionet e Kosovës në kuvend dhe qeveri.
Rritje do të ketë sepse ne e matim intensitetin
e pjesëmarrjes të aktivistëve dhe anëtarësisë
sonë në tubime”, tha ai, duke besuar se AAK
në këto zgjedhje do të këtë rreth
20 për qind të elektoratit.
Ahmet
Isufi, që dikur ka qenë komandant i Zonës Operative
të Karadakut të UÇK-së, i kundërshtoi
pohimet se kryeministri Agim Çeku ka tradhtuar AAK-në
me mospërfshirjen e tij në listën e kësaj
partie për Kuvend të Kosovës. Ai tha se kryeministri
Çeku nuk e ka dëmtuar në asnjë moment
AAK-në, meqenëse mospërfshirja e tij në
zgjedhje, është bërë në marrëveshje
me AAK-në.
“Me
kryeministrin Çeku kemi një marrëveshje që
ai të jetë vazhdues i angazhimeve si kryeministër
në zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe e kemi
liruar. Ai edhe më tej është anëtar i
AAK-së dhe ka marrë pjesë në tubimet tona
dhe do të vazhdojë të marrë pjesë
në tubimet e AAK-së. Ai ka luajtur rolin neutral
në qeverisjen e vendit dhe e konsideron vetën si
kryeministri neutral”, tha Isufi.
Ndërkaq,
në pyetjen se me cilën parti do të pranohej
më me qejf të bëhej koalicion, të vazhdohej
bashkëqeverisja me LDK-në apo më parti tjera,
Isufi tha se kjo çështjet është alternativë.
Ai tha se me LDK-në i ka shkuar ”kurora”
shumë mirë, por AAK si parti e qendrës nuk
përjashton mundësitë e koalicionit edhe më
partitë tjera.
Në
fund, Isufi i AAK-së thotë se nuk frikësohet
nga fakti se kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare
dhe lokale kanë debutuar edhe Nexhat Daci me fraksionin
e dalë nga LDK dhe Behgjet Pacolli me Aleancën Kosova
e Re. Të dy këto parti, sipas tij, do të marrin
votat e “të pa inkuadruarve”, por jo edhe
të AAK-së.
“Pacolli
e Daci e marrin elektoratin e shpërndarë nga ata
që nuk janë shumë të interesuar për
zgjedhje, ose nga partitë që nuk kanë arrit
të mbajnë vetën të konsoliduar”,
u shpreh Isufi.
Sipas
tij, nomenklatura e re e Kuvendit të Kosovës që
del pas zgjedhjeve duhet të veprojë me maturi dhe
shpejtësi dhe të shpallë Kosovën shtet
të pavarur dhe sovran.
“Nuk
duhet të presim që dikush të na kryejë
punën tonë, por atë të bëjmë
vetë. Është koha që të ketë
definim përfundimtar dhe çdo tentim për ndryshim
të pozicionit do të jetë me keq edhe për
ne edhe për bashkësinë ndërkombëtare”,
tha në fund nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
/milaim shefkiu-shaip mustafa
Komisioni
ka pranuar 50 ankesa për procesin zgjedhor nga garuesit
si dhe votuesit
Shefi
i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Apele (KZAC), Judge
Koster, tha të hënën për KosovaLive se
deri më tani, ky komision ka pranuar kërkesa nga
50 subjekte politike të ndryshme dhe qytetarë, ndërkaq
këto kërkesa, sipas tij, kanë të bëjnë
me decertifikim dhe nuk janë kundër ndonjë
subjekti të veçantë politik.
Sipas
tij, ankesat dhe apelet kanë mbuluar funksionet e anëtarëve
të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), anëtarëve
të Komitetit të vendit të votimit (KVV), përjashtimin
e kandidatëve, përfshirjen dhe përjashtimin
e votuesve nga lista e votimeve etj.
Po
ashtu, ankesat dhe apelet kanë pasur të bëjnë
me aktivitetet e gabuara në fushatë, përmes
mediave dhe përmes shkatërrimit të pretenduar
të materialeve të fushatës, tërheqjen
e kandidatëve nga lista e kandidatëve, kërkesat
për ndryshimin e emrave të partive në fletëvotime,
kërkesat për përdorimin e gjuhëve shtesë
në fletëvotime, dhe kërkesat për financim.
Koster
tha se gjatë kësaj jave drafti i parë i vlerësimeve
të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Apele, do
të postohet publikisht dhe çdo palë e interesuar
mund t’i shikojë dhe rilexojë vendimet e KZAC-së.
Ndër
të tjera, Koster thekson se çdo person që
ka interes ligjor në çështje që janë
brenda autoritetit të Komisionit, ose ai person të
cilit të drejtat i janë cenuar gjatë procesit
zgjedhor, mund të dërgojë ankesë në
KZAC.
“Personi
që dëshiron ta bëjë këtë, duhet
të dërgojë një ankesë të shkruar
në pajtueshmëri me rregullat e KZAC, në mënyrë
që ky Komision ta shqyrtojë çështjen”,
tha ai, duke shtuar se çdo shkelje të ligjit për
zgjedhje, do të vlerësohet nga KZAC dhe vlerësimet
gjithashtu do të publikohen në web faqe të
KZAC, si në vitet e mëhershme.
Në
anën tjetër, Shërbimi Policor i Kosovës
(SHPK), fushatën zgjedhore të subjekteve politike
në vend e vlerëson të qetë dhe pa eksese.
Ata thonë se deri më tani në tërë
territorin e Kosovës, fushata zgjedhore ka shkuar mirë.
Sabrie
Kamberi, zëdhënëse në SHPK, tha për
KosovaLive se që kur ka filluar fushata zgjedhore, në
asnjë tubim zgjedhor nuk është shënuar
ndonjë ekses dhe sipas saj, çdo gjë është
duke shkuar mirë dhe qetë sa i përket sigurisë.
“Të
gjitha subjektet politike kanë njoftuar policinë
për kohën dhe vendin se ku do ta mbajnë fushatën
dhe pjesëtarë të SHPK-së, kanë kontrolluar
terrenin gjatë tërë kohës sa ka zgjatur
tubimi”, tha ajo.
Ndërkaq
edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) nga
ana tjetër, kanë shprehur apolitizmin e këtij
institucioni ndaj zgjedhjeve.
Përmes
një deklarate të lëshuar për media, Shtabi
i TMK-së thotë se ky institucion i takon gjithë
Kosovës dhe nuk lejon që emblema e saj të “etiketohet”
me petkun politik të ndonjë subjekti që garon
në zgjedhje.
Reagimi
i TMK-së ka ardhur pasi në spotet televizive të
disa subjekteve respektivisht të AKR-së e kanë
përfshirë TMK-në në kuadër të
fushatës së tyre mediale. TMK ka reaguar duke thënë
se nuk janë për të penguar fushatën e
asnjë subjekti, por qëllimi i tyre është
të deklarojë atë që edhe e zotërojnë,
paanshmërinë politike.
Ndryshe,
deri në ditën kur kosovarët do të dalin
në zgjedhjet lokale dhe parlamentare kanë mbetur
edhe 12 ditë./l.krasniqi/
Surroi
optimist se ORA do të jetë parti bazë e qeverisjes
së ardhshme
Kryetari
i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, në një
intervistë për KosovaLive, deklaroi për një
ngritje solide të partisë së tij në këto
zgjedhje, madje shprehet optimist se do të ketë
njërën nga partitë bazë në qeverisjen
e re, ndërkohë që le të kuptohet se me
të cilat parti nuk dëshiron të lidhë “kurorë”
në një qeverisje të re.
Veton
Surroi, partia e të cilit për herë të
parë seriozisht po sprovohet në zgjedhjet kosovare,
thotë se posedon një program konkret dhe të
realizueshëm që parashikon një Kosovë
ndryshe nga kjo që është tani. Një Kosovë
ku qytetari i saj do të jetë “zot shtëpie”.
Surroi
që shihet në opinion si reformator, në zgjedhjet
e kaluara parlamentare ka fituar mbi 5 për qind të
votave të elektoratit kosovar. Ai në zgjedhjet e
vitit 2004, pati hyrë në garën zgjedhore si
Iniciativë Qytetare me emrin ORA dhe, siç thotë
ai vetë, e papërgatitur, por megjithatë fitoi
shtatë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në
këto zgjedhje Surroi shpreson se është më
mirë i konsoliduar, meqenëse rreth vetës ka
marrë edhe shumë emra të rinj të politikës
dhe publicistikës.
Përkundër
insistimit të KosovaLive për të marrë
përshtypjen e tij se si do të duket ORA më
18 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve, Surroi
ndërkaq, nuk dha shifra të përqindjes.
“Ne
kemi një ngritje, e theksojmë këtë, por
nuk mund të analizojmë këtë në kuptimin
e përqindjeve. Po shihet një përkrahje e madhe
edhe në zgjedhjet lokale. Dhe, për ne kjo ka qenë
sfidë sepse nuk kemi marrë pjesë në këto
zgjedhje... jemi bukur mirë”, tha mes tjerash Surroi.
Zgjedhjet
lokale, ndërkaq janë të parat për partinë
ORA. Kryetari Surroi edhe pse ishte i mendimit se zgjedhjet
lokale nuk është dashtë të mbahen aktualisht,
thotë se partia e tij qëndron mirë edhe në
këtë nivel zgjedhor. Ai madje thotë se ORA
ka ofertë shumë të mirë në nivelin
lokal, ndërsa nuk ka ndonjë vend “amë”
në nivelin qendror.
“Janë
disa komuna ku mendojmë se kemi ofertë shumë
të mirë. Janë shtatë komuna ku kemi hyrë
në një garë serioze, në Prishtinë,
Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan dhe
Ferizaj. Këtu duhet shtuar edhe Fushë-Kosovën
ku kemi një kandidat të fortë për kryetar
komune. Edhe në komunat tjera nuk kemi hyrë sa për
sy e faqe, por do të kontribuojmë në qeverisje”,
shprehet ai.
Kryetari i ORA-s thotë se partia e tij në këtë
zgjedhje ka dhënë një ofertë shumë
të mirë, për të cilën mendon se do
të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të
Kosovës dhe mënyrën si ecë ajo. “Të
gjithë këto ndryshime janë të mundura
nëse do të kemi votat e qytetarëve të
Kosovës”, shprehet Surroi.
Ai
nuk e quan iluzion ofertën për punësimin e
40 mijë kosovareve gjatë qeverisjes së re,
e as themelimin e një banke agrare e cila me kredi “të
buta”, siç thotë ai, do të mundësonte
zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë kosovare.
“Ideja
është që me krijimin e Fondit zhvillimor të
Kosovës dhe me krijimin e një banke agrare do të
zhvillojmë një cikël të ri investiv. Ne
kemi sot mjete të parealizuara publike të ngrira
dhe ideja është që duke krijuar mundësi
dhe kushte brenda një sistemi të ri ku do të
kemi Bankën Qendrore të shtetit tonë, të
krijojmë mundësinë që kreditimi të
jetë në nivelin e BE-së”, konsideron
ai.
Ai
po ashtu thotë se Qeveria nuk do t’iu imponojë
bankave kuotën e kamatave, por që do të krijojë
konkurrencë lojale në sistemin bankar.
“Detyra
e një organi shtetëror është që të
krijojë konkurrencë në sektorin bankar dhe
këtë ta bëjë në atë mënyrë
që të gjithë të shohin, jo diktatin e
shtetit, por konkurrencën e vetë”, thotë
ai duke shtuar se “programi i ORA-s është
i zbatueshëm dhe ndryshon mënyrën e zhvillimit
të këtij vendi..., është racional”.
Surroi
po ashtu në programin e tij ka si prioritet që Kosova
e pavarur të menaxhojë me resurset e veta, duke
bërë një transformim juridik të pronës.
Ai thotë se mjetet që janë marrë nga privatizimi
dhe nga Trusti i Kursimeve Pensionale të zhvillohen dhe
shfrytëzohen në Kosovë dhe jo jashtë saj.
“Qëllimi
ynë është që me automatizëm t’i
marrim pronat tona”, konsideron Surroi, duke tërheq
vërejtjen se në këtë segment do të
zhvillohet një luftë e madhe, sepse ka ide që
kjo pasuri e Kosovës edhe më tej të administrohet
nga bashkësia ndërkombëtare.
Ndryshe,
Surroi gjithë këtë plan parashikon ta implementojë
si pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës.
Mirëpo, aktualisht ai thotë se nuk ka paragjykime
se me kë më me qejf do të bënte koalicion.
ORA,
sipas kryetarit të saj, as nuk ka ndonjë afërsi
të tepërt me cilëndo parti që janë
në fushatë, as nuk paragjykon rezultate, kështu
që të gjitha çështjet mbeten të
hapura deri pas zgjedhjeve. “Do të vlerësojmë
pas rezultateve se çka është ajo që
na afron me partitë tjera dhe çka do të duhej
bashkuar eventualisht në një koalicion”, konsideron
Surroi.
Ndërkaq,
në pyetjen se a do të kishit pranuar të hyni
në koalicion me partinën e Nexhat Daci, Surroi përgjigjet
se “kjo është pyetje dyfish spekulative”.
“Mendoj se është një pyetje dyfish spekulative,
sepse fitorja e Dacit është krejtësisht jashtë
çdo realiteti. E dyta është se keqpërdorimi
i parasë publike, do të vetëpërjashtonte
nga ky proces z.Daci”, thotë ai.
Ndërsa,
afaristin Behgjet Pacollin, i cili ka debutuar në këto
zgjedhje me AKR-në, Surroi thotë se nuk e sheh aspak
si rival politik, as në biznes, për faktin se Surroi
thotë se tash ka dhënë dorëheqje edhe
juridike nga biznesi.
Veton
Surroi tha se e ka dëgjuar programin zgjedhor të
Pacollit, por nuk i ka bërë përshtypje. “Kosova
si shtet duhet të rregullojë një politikë
normale, por kjo është një punë tjetër
që të dërgojë argat nga Kosova në
Kazakistan”.
Partitë
serbe me qëndrime të ndryshme rreth pjesëmarrjes
në zgjedhje
Që të mund të dëgjohet zëri i serbëve
në Kosovë, është e nevojshme të dilet
në zgjedhje, mirëpo thirrja për bojkotim të
tyre nuk mungon nga institucionet e Serbisë, u tha të
premten në debatin me temë "Zgjedhjet në
Kosovë 2007”.
Në
debatin "Zgjedhjet në Kosovë 2007, të
organizuar në Çagllavicë, ndër të
tjera u tha se vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje
nga partitë serbe ka qenë përfaqësimi
i interesave të serbëve në institucionet e
Kosovës.
Zëvendës
shefi i OSBE-së, Markku Laamanen, tha se nuk është
demokratike që t’i shtysh njerëzit me forcë
që të dalin në zgjedhje, prandaj është
e drejt e tyre siç tha si “...të flenë
gjumë apo të votojnë”.
Kryetari
i partisë së Pavarur Liberale Slobodan Petrovic,
tha se partia e tij merr pjesë për herë të
parë në zgjedhje dhe se vendimi për pjesëmarrje
ka qenë përfaqësimi i interesave të serbëve
në institucionet e Kosovës, të cilët,
sipas tij, janë në një gjendje të rëndë.
“...Siç thotë edhe sllogani ynë ‘Jetën
në duart tuaja’ , jemi të vetëdijshëm
për faktin se ne jemi ata të cilët duhet të
sjellim përparim bashkësisë serbe në Kosovë”,
tha Petrovic.
Edhe kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Partisë
Lëvizja e Forca e Serbisë, Dragan Milosevic, pjesëmarrjen
në zgjedhjet e 17 nëntorit e ka arsyetuar me respektimin
e dëshirë së anëtarësisë së
tyre për të dalë në zgjedhje.
“Me dalje në zgjedhje serbët do të kenë
më shumë dobi sesa dëm. Çfarëdo
statuti të ketë Kosova serbët dhe shqiptarët
do të mbetën fqinjë, dhe do të orientohen
kah zhvillimi ekonomik,kulturor dhe fqinjësi të
mirë”, tha Milosevic.
Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Radikale
serbe, Zvonko Mihajlovic ,u ka bërë thirrje serbëve
që t’i bojkotojnë zgjedhjet.
Ai
tha se serbët nuk kanë besim të plotë
në institucionet vendore dhe ndërkombëtare
në Kosovë.
“Nuk dëshirojmë që tu japim legjitimitet
institucioneve që kanë për qëllim shkëputjen
nga sistemi juridik i Serbisë, ndarjen e 15 për
qind të territorit të saj dhe themelimin e shtetit
të pavarur të Kosovës”, tha ai.
Gjithashtu përfaqësuesit e subjekteve politike serbe
të cilat marrin pjesë në zgjedhje biseduan
edhe për kërcënimet e bëra në Klinë
ndaj serbeve që do të dalin në zgjedhje, dhe
kritikuan institucionet e Serbisë për këto
kërcënime./b.salihu/
Ruajtja
e ambientit pjesë e angazhimeve të partive garuese
në zgjedhje
Partitë
politike në Kosovë, konkurrente në zgjedhjet
e 17 nëntorit, premtojnë angazhime dhe projekte
për një ambient të pastër, duke forcuar
sektorin për mbrojtjen e mjedisit, eliminimin e faktorëve
ndotës të ajrit, në mënyrë që
të ruhet, të mbrohet dhe të humanizohet ambienti
jetësor.
Partia
në pozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
në programin e saj zgjedhor parasheh të punojë
në të gjitha fushat, në mënyrë që
të ruhet, të mbrohet dhe të humanizohet ambienti
jetësor.
LDK-ja
premton modernizim të infrastrukturës në ambientet
rurale dhe urbane, eliminimin e faktorëve të ndotjes,
siç është:mbyllja e Termocentralit “Kosova
A” në Obiliq, që është faktori më
i madh i ndotjes së Prishtinës dhe të Rrafshit
të Kosovës.
Sipas
programit të kësaj partie, duhet të bëhet
ndërtimi i termocentraleve të reja moderne me filtrim,
pastaj pastrimi i lumenjve dhe i liqeneve, formimi i deponive
sipas standardeve ndërkombëtare.
Ata
gjithashtu premtojnë se kujdes të veçantë
LDK-ja do t’i kushtojë sigurimit të filtrave
në komplekset që ndotin ambientin siç janë:
Trepça në Mitrovicë, Çimentorja në
Han të Elezit etj, pastaj ruajtja e kanionit të
Mirushës, Grykës së Rugovës, Grykës
së Kaçanikut etj.
LDK–ja
do të punojë edhe në planifikimin hapësinor
në gjithë Kosovën në funksion të
mbrojtjes së shëndetit të njeriut, duke vënë
në mbrojtje hapësirat e parqeve dhe të komplekseve
nacionale, duke liruar dhe rritur hapësirat e gjelbëruara
në qytete dhe vende të urbanizuara dhe duke lejuar
vetëm ndërtimin e planifikuar dhe të standardizuar
në gjithë hapësirën e Kosovës.
Partia
Demokratike e Kosovës (PDK), në programin e saj
zgjedhor parasheh forcimin e sektorit për mbrojtjen e
mjedisit për të gjitha komunat, pastaj vendosjen
e njehsorëve për matjen e ndotjes së ajrit
sipas standardeve dhe mbulimin e të gjitha zonave të
banuara me rrjetin e ujësjellësit.
Çështje
tjetër me prioritet në programin e kësaj partie
është vetëdijesimi i qytetarëve për
mbrojtjen e mjedisit si dhe zbatimi, plotësimi e ndryshimi
i ligjeve që janë në fuqi.
Ndërsa,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),
sipas plan-programit të saj, në fushën e mjedisit
do të angazhohet në zhvillimin e kornizës ligjore
dhe institucionale për zhvillimin e mjedisit, arritjen
e objektivave në mbrojtjen e shëndetit të popullatës,
zvogëlimin gradual dhe eliminimin e pasojave të
ndotjes nga e kaluara.
Programi
i kësaj partie përfshin edhe përmirësimin
e cilësisë së ujit, ajrit dhe të tokës,
cilësisë së shërbimeve publike si ujit,
mbeturinave dhe kanalizimit, duke përfshirë edhe
zgjerimin e tyre në zonat rurale.
Programi
i AAK-së parasheh shfrytëzimin e qëndrueshëm
të resurseve siç janë: xehet e ndryshme dhe
të mjaftueshme në territorin e Kosovës, si
dhe zvogëlimin gradual të shfrytëzimit të
resurseve kritike si lumenjtë dhe pyjet dhe duke iniciuar
programin për rikultivimin e tyre.
Ndërkaq,
koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Dardanisë
(LDD) dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës
(PSHDK) prioritet konsideron hartimin e Planit të Përgjithshëm
Hapësinor të Kosovës.
Ata
synojnë rregullimin e mirëfilltë urban të
qyteteve, urbanizim e fshatrave duke ruajtur traditën
fshatare, ndalimin e ndërtimeve ilegale dhe trajtimin
adekuat të objekteve të ndërtuara pa leje.
Programi
zgjedhor i këtij koalicioni gjithashtu parasheh angazhim
të veçantë në marrjen e masave rigoroze
ligjore për t’iu kundërvënë dëmtimit
të mjedisit, njëkohësisht duke fuqizuar mekanizmat
institucionalë, duke i kushtuar kujdes të veçantë
parqeve nacionale dhe pjesëve tjera të natyrës,
të cilat nuk janë nën mbrojtje ligjore.
LDD
dhe PSHDK gjithashtu do të angazhohen për krijimin
e deponive sipas standardeve ndërkombëtare, trajtimin
dhe riciklimin e hedhurinave, menaxhimin dhe eliminimin e
ndotësve potencialë të mjedisit siç
është TC “Kosova A” etj.
Partia
reformiste ORA do të insistojë që, Qeveria
të ketë për obligim të merr masa të
duhura për ndalimin e ndotjes me përmasa të
mëdha në sistemet e tanishme prodhuese dhe të
trafikut, së pari duke e plotësuar bazën ligjore
të mangët, dhe së dyti duke korrigjuar qëndrimin
e vet ndaj zhvillimeve të mëtutjeshme të vendit,
pra të punojë në një zhvillim të
qëndrueshëm të saj.
ORA
në planin e saj zgjedhor parasheh zhvillim ekonomik krah
për krah me mbrojtjen e ambientit, duke insistuar formimin
e organizmave efikas ndër-ministrorë që kanë
për detyrë të ndërtojnë projekte
me karakter “zhvillimor” dhe njëkohësisht
“ekologjik”.
Parimet
e përgjithshme të angazhimit të kësaj
partie në sferën e mjedisit janë: përpilimi
i një baze të fortë legjislative për të
mbrojtur ambientin; jetësimi i mirëfilltë i
Direktivës për Vlerësim të Ndikimit në
Mjedis; përpilimi dhe jetësimi i një sistemi
për monitorimin e ndotjes, përpilimi dhe implementimi
i parimit “ndotësi paguan”, etj. /rina mehmeti/
Programet
e partive premtojnë sistem perfekt shëndetësor
Fondi
për sigurimet shëndetësore, Instituti Kombëtar
Shëndetësor, Instituti Onkologjik, ai i kardiokirurgjisë,
furnizimi me barëra të mjaftueshme për shëndetësinë
vendore, përmirësimi i kushteve për pacientin
dhe punëtorët shëndetësorë, janë
disa nga premtimet që shumica e partive politike kanë
në programet e tyre zgjedhore, të cilat premtojnë
se do t’i realizojnë nëse i fitojnë zgjedhjet
e 17 nëntorit.
Lidhja
Demokratike e Kosovës (LDK), që aktualisht qeverisë
vendin së bashku me subjektin tjetër politik, Aleancën
për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sektorit
të shëndetësisë i qaset me prioritet për
hartimin dhe zbatimin e politikave shëndetësore
që sigurojnë parandalimin e sëmun¬djeve
të ndryshme, diagnostifikim dhe trajtimin adekuat të
sëmundjeve si dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja
profesionale e materiale.
LDK
vëmendje të veçantë në programin
e saj zgjedhor i kushton shëndetit të popullatës
si parakusht për një shoqëri të shëndetshme
dhe të aftë të krijojë vlera për
veten e saj, për ekzistencë të mirë dhe
një sistemit shëndetësor unik.
Kjo
parti premton se do të angazhohet në kujdesin parësor
shëndetësor (mjekësia familjare), kujdesin
dytësor shëndetësor (spitalet e përgjithshme),
kujdesin tretësor shëndetësor (Qendra Klinike
Universitare), kujdesin stomatologjik, kujdesin për shëndetin
mendor, edukimin e vazhdueshëm profesional, financimin
e sektorit të shëndetësisë, sektorin farmaceutik,
sektorin privat, Institutin onkologjik, edukim të kuadrove
etj, për të gjithë qytetarët pa dallim
etnie.
LDK
angazhohet për ngritjen e kapaciteteve këshilluese
dhe të përkujdesjes për shëndetin e nënës
dhe fëmijës, me synim uljen, në kufij të
pranueshëm, të vdekshmërisë së të
porsalindurve në Kosovë. LDK angazhohet për
parandalimin e sëmundjeve si TBC, HIV/AIDS etj.
LDK
angazhohet për organizimin më të mirë
dhe funksionalizimin e QKUK si ofruesin e vetëm publik
të këtij lloji të shërbimeve, angazhohet
për menaxhim funksional, ekonomik dhe transparent të
QKUK–së. Ngritja e pagesës për punonjësit
shëndetësorë në sektorin publik paraqet
sfidë më vete për këtë parti, po
ashtu ngritja e fondit për sigurimet shëndetësore
etj.
Ndërsa,
për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK),
sipas doktor Salih Ahmetit, prioritet do të jetë
reformimi në administrimin dhe menaxhimin e institucioneve
shëndetësore-reformat në sistemin shëndetësor,
sigurimi shëndetësor dhe financimi në shëndetësi
duke aplikuar sigurimet shëndetësore.
Prioritet
tjetër i kësaj partie do të jetë investimi
në resurset humane (njerëzore) si: specializimet,
edukimi i vazhdueshëm i personalit mjekësor, ndarja
e specializimeve sipas nevojës dhe planifikimit, edukimi
i kuadrove brenda dhe jashtë vendit.
Instituti
Kombëtar për Shëndetësi Publike, po ashtu
është prioritet i PDK-së, ofrimi i shërbimeve
mjekësore dhe cilësore në qendër të
vëmendjes do ta ketë pacientin, rritja e pagave
të punëtorëve shëndetësorë etj.
Për
AAK-në, krijimi i fondit për sigurimet shëndetësore,
financimi adekuat, menaxhimi adekuat i institucioneve shëndetësore,
vënia e rregullit në sektorin e mjekësisë
familjare dhe specializimi i kuadrove në këtë
fushë është prioritet i kësaj partie,
sipas doktoreshës Zylfije Hundozi.
AAK-ja
sipas saj do të angazhohet për kuadro profesional
në fushën e shëndetësisë, për
pagat e punëtorëve shëndetësorë,
edukimin e vazhdueshëm profesional etj. Po ashtu kjo
parti angazhohet që të gjitha institucionet shëndetësore
ekzistuese të funksionojnë dhe do të fokusohen
edhe në ndërtimin e institucioneve tjera shëndetësore
që i mungojnë vendit.
Për
Partinë Reformiste ORA, sipas Fatmire Mullhaxha-Kollçakut,
prioritet në sektorin e shëndetësisë do
të kenë shërbimet preventive, fondi për
sigurimet shëndetësore, mjekësia familjare
etj.
Po
ashtu, kjo parti angazhohet në luftën e sëmundjeve
ngjitëse që është edhe projekt i fushatës
së mijëvjeçarit, luftimin e kërcënuesve
të shëndetit, sigurimin e ujit të pijes të
shëndetshëm për qytetarin, shërbime cilësore
publike shëndetësore, duke mos anashkaluar edhe
sektorin privat dhe të drejtat që duhet t’i
ketë si konkurrent.
Ndërsa
Lidhja demokratike e Dardanisë (LDD), synon reformën
shëndetësore dhe zhvillimin e një sistemi efikas
shëndetësor, angazhohet për një sistem
shëndetësor të decentralizuar, për një
financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor,
ndërsa kujdes të veçantë i kushton ngritjes
së cilësisë dhe reformimin e mirëfilltë
të sistemit shëndetësor (në kujdesin primar,
sekondar dhe terciar).
LDD-ja
mbështet mbrojtjen e plotë shëndetësore,
për këto kategori: fëmijët, bonjakët,
veteranët dhe invalidët e luftës, si dhe të
moshuarit mbi moshën 65 vjeçare. LDD-ja do t’i
kushtojë vëmendje të posaçme krijimit
të planit kombëtar strategjik për menaxhimin
e Departamentit të Emergjencës me diagnostika mjekësore,
në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë.
Prioritete
të veçanta të LDD-së janë krijimi
i institucioneve të reja dhe realizimi i atyre ekzistuese:
Instituti i Onkologjisë dhe Radioterapisë, Klinika
e Kardiologjisë, Klinika e Traumatologjisë, Instituti
për nënë dhe fëmijë, Instituti i
Toksikologjisë.
Aleanca
Kosova e Re (AKR), në vitin e parë të qeverisjes
premton formimin e fondit për sigurime shëndetësore,
do të zbatojë programet ekzistuese në mjekësi,
do t’i krijoj kushte dhe hapësirë mjekësisë
private, do të krijojë dhe zbatojë marrëdhëniet
në mjekësinë primare me 70 për qind, mjekësinë
sekondare 25 për qind, atë terciare me 5 për
qind.
AKR-ja
do të ndërtojë dhe rindërtojë hapësira
të dinjitetshme shëndetësore, personelit mjekësor
do t’i krijoj kushte më të mira (paga dhe
hapësirë të mjaftueshme për punë),
do të realizojë Institutin Kombëtar të
Shëndetësisë, furnizimin me barëra nga
kompani të besuara për kualitet etj.
Të
gjitha këto premtime të disa partive politike i
kanë të paraqitura në programet e tyre zgjedhore,
që konkurrojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit,
e që janë të bindura se do të qeverisin
me vendin. /teuta hykolli-gashi/
Partitë
premtojnë mirëqenie sociale me mundësi të
barabarta për të gjithë qytetarët
Partitë politike që aspirojnë t’i marrin
përgjegjësitë për të qeverisur vendin
në mandatin e ardhshëm, në programet e tyre
zgjedhore, premtojnë se do të sigurojnë prosperitet
dhe mirëqenie sociale me mundësi të barabarta
për jetë dhe punësim për të gjithë
qytetarët, pa marrë parasysh moshën, gjininë,
përkatësinë etnike apo aftësitë e
tyre.
Të
gjitha partitë politike shqiptare që garojnë
në zgjedhjet e 17 nëntorit, përveç tjerash,
premtojnë se do të themelojnë Fondin e barazisë
ekonomike, Fondin pensional të Kosovës, nga i cili
do të paguheshin të gjithë pensionistët
e Kosovës me pensione të dinjitetshme, ngritje të
rrogave në shërbime publike dhe sektorin privat.
Lidhja
Demokratike e Kosovës (LDK), premton se do të rrisin
kapacitetet dhe efektivitetin e tyre, duke përkrahur
konkurrencën e barabartë të femrave dhe të
rinjve në përfaqësim e një qeverisje në
të gjitha fushat e jetës institucionale e shoqërore,
në siguri, administratë publike, politikë,
ekonomi, arsim dhe në treg të punës.
Ndërkaq,
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), premton se do të
angazhohet për institucionalizimin e një fryme të
re sociale, që konsiston në krijimin e kushteve
të barabarta, për progres të çdo qytetari
të Kosovës.
PDK
në programin e saj zgjedhor, vlerëson se do të
përpiqet të respektojë normat sociale minimale,
t’i ndihmojë familjet që të adaptohen
në përputhje me ndryshimet dhe t’u ofrojë
mundësi të reja atyre familjeve që nuk mund
të ndjekin ndryshimet.
Programi
i partisë më të madhe opozitare në vend
ka për qëllim mbrojtjen e shtresave shoqërore
të varfra dhe të mesme mbi të cilët rëndojnë
pasojat e luftës. Në mënyrë të veçantë
familjet e dëshmorëve, të të burgosurve
politikë dhe viktimave të agresionit serbomadh.
Gjithashtu,
në programin e tyre zgjedhor, PDK-ja premton se do të
angazhohet që të gjithë pensionistëve
t’iu ngritën pensionet në 100 për qind
dhe do të sigurojë një program për barnat
e dhëna nga mjeku për të moshuar.
Në
anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë
e Kosovës (AAK), sa i përket mirëqenies sociale,
pohon se do të mundohen të krijojnë kushte
që qytetari të ketë qasje në të mira
publike, qasje më të mirë në arsim, në
shëndetësi primare dhe po ashtu ta kthejnë
dinjitetin e qytetarëve, duke ngritur rrogat në
shërbime publike dhe duke rregulluar sektorin privat.
Zyrtarë
të AAK-së, theksojnë se ajo çfarë
duhet të ndodh në Kosovë, është ekzistimi
i agjencive të sigurisë të cilat e kompletojnë
strukturën e tanishme të sigurisë.
Ndërkaq,
Partia Reformiste ORA, premton se do të angazhohet për
prosperitet dhe jetë të lumtur për të
gjithë qytetarët e Kosovës, mbështetje
sociale dhe për pensione të drejta për të
gjithë, përmirësimin e pozitës dhe të
statusit të femrës në shoqërinë kosovare,
për barazi gjinore, etj.
Gjithashtu,
në objektivat e programit të tyre, ORA ka paraparë
të angazhohen për zbatim të plotë të
Ligjit kundër diskriminimit, përfshirjen dhe mbrojtjen
e aftësisë se kufizuar me Kushtetutën e Kosovës,
përfshirjen dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë
me Kushtetutën e Kosovës, themelimin e këshillimoreve
socio-shëndetësore në pikat rurale të
vendit.
Ndër
të tjera, ORA premton se do të angazhohet për
implementim të plotë të Ligjit për punë,
që do të garantojë se do të mbrohen të
drejtat e të punësuarve si dhe ato të punëdhënësve.
ORA,
gjithashtu do të angazhohet për themelimin e Fondit
të barazisë ekonomike të quajtur “Krusha
e Madhe” me të cilin, nëpërmjet mikrokreditimit,
do të ndihmohen aktivitetet shtëpiake të grave
që të gjejnë vend në treg, po ashtu, synon
themelimin e Fondit Pensional të Kosovës, nga i
cili do të paguheshin të gjithë pensionistët
e Kosovës me pensione të dinjitetshme dhe që
janë pagesë e drejtë për kontributin e
pensionistëve në ndërtimin e shoqërisë
kosovare.
Vizoni
i “ORA-s” është angazhimi për zbatimin
e të gjitha neneve të Ligjit për barazi gjinore
dhe të Ligjit kundër diskriminimit, pushim më
të gjatë për lehonat dhe shtimin e numrit të
çerdheve, për foshnjat mbi moshën 6 muajsh,
ndërkaq çështja e aftësisë së
kufizuar me ORA-n, do të të rregullohet me ligj.
Ora
ndër të tjera, premton se do të angazhohet
për përmirësimin e standardit jetësor,
ndërsa gjithashtu do të punojnë për përpilimin
dhe miratimin e Ligjit për komunitetet pakicë.
Ndërkaq,
koalicioni Lidhja Demokratike e Dardanisë LDD) dhe Partia
Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), premtojnë
se do të angazhohen për mbrojtje sociale për
të papunësuarit, duke ofruar politika të avancuara,
që nuk kuptohet si pengesë e zhvillimit por si katalizator
i saj.
Gjithashtu
edhe Aleanca Kosovare e Re (AKR) premton se do të punojë
për nevojat e fëmijëve dhe të të
rinjve, për nevojat elementare të familjeve, nevojave
të veteranëve të luftës dhe invalidëve,
do të punojë në ngritjen e dinjitetit të
pensionistëve dhe mjekëve.
AKR
ndër të tjera premton se do të ndihmojë
studentët dhe mësuesit, amviset dhe grupet margjinale,
policët dhe ushtarakët, shërbyesit civilë
si edhe familjet e dëshmorëve dhe fëmijëve
bonjakë, së bashku me kategoritë tjera të
rrezikuara për kafshatën e bukës etj.
Ndryshe,
institucionet që do të dalin pas zgjedhjeve të
17 nëntorit, do të ballafaqohet me të gjitha
problemet sociale që ka Kosova sot, gjendjen e rëndë
materiale të një pjese të shoqërisë,
rregullimin e sigurimit social e shëndetësor për
qytetarët, përkujdesjen për qytetarët
në moshë dhe pensionistët, përkrahjen
për familjet e reja, përkujdesjen për personat
me aftësi të kufizuara etj. /luljeta krasniqi/
Partitë
premtojnë hapësirë që të rinjtë
ta zhvillojnë potencialin e tyre
Në
programet e partive politike që garojnë në
zgjedhjet e 17 nëntorit, premtohen projekte e mbështetje
për të rinjtë që të jetojë në
kushte të cilat do të jenë në gjendje
t’i zhvillojnë plotësisht potencialet e veta.
Partia
Demokratike e Kosovës (PDK), sipas kryetarit të
Rinisë së kësaj partie Memli Krasniqi, prioritet
për të rinjtë si parti kanë kërkesat
e të rinjve që i kanë marrë nga takimet
e mëhershme, po ashtu edhe në konsultim me rekomandimet
e dokumentit të bankës Botërore për vitin
2007 që i është dedikuar rinisë, PDK-ja
ka hartuar platformën ku bazohet në pesë segmente
kryesore:
Ai
tha se PDK ka hartuar projekte për arsimimin apo edukimin,
punësimin, shëndetin, krijimin e familjeve dhe pjesëmarrjen
qytetare e politike.
Te
arsimi, sipas Krasniqit kërkesat janë për ndërtimin
e një sistemi modern të arsimit në Kosovë,
të krijojnë një fond kombëtar për
bursa për të rinjtë e talentuar, për punësimin
që aktualisht sipas tij kalon 70 për qindëshin
kanë projekte për praktika profesionale që
të rinjtë të kombinojnë praktikën
me mësimin që kur përfundojnë studimet
të jenë të gatshëm me përvojë
për tregun e punës etj.
Në
shëndetësi PDK-ja ka projektin që t’i
vetëdijësojë të rinjtë për rreziqet
e sjelljeve devijante dhe sëmundjeve ngjitëse seksualisht
transmisive, si dhe sëmundje tjera që sipas Krasniqit
nuk do të ketë fushatë vetëm një
muaj, por 365ditë.
Aleanca
e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), sipas anëtarit
të kryesisë së të rinjve të kësaj
partie Valon Tolaj, si prioritet për të rinjtë
kanë familjet e reja, studentët, adoleshentët,
të rinjtë nga diaspora talentet në fushën
e shkencës etj, që sipas tij në projektet e
tyre i kanë të specifikuara veç e veç
se si do t’i qasen.
Programi
i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërkaq
kryesisht është fokusuar në fushën e Kulturës,
ku të rinjtë mund të kenë hapësirë
më tepër për zhvillimin e aktiviteteve të
tyre.
LDK,
në rrafshin institucional, tregon se do të përmbyllet
puna në formësimin institucional të Bibliotekës
Kombëtare, ndaras nga Biblioteka Universitare, do të
puno¬het për modernizim të bibliotekave komunale
e ndër-komunale, duke instituci¬onalizuar më
fuqishëm një rrjet të shpërndarjes së
librit.
LDK-ja
do të punojë në investim afatgjatë dhe
sistem harmonik arsimimi në fushat e kulturës, që
përfshin ruajtjen e formave tradicionale të kulturës
auto¬ktone, duke përfshirë edhe artizanatet,
por edhe shkollimin e njerëzve për fushat elitare
kulturore, që Kosova i ka pasur më të pakta
për arsye të ndryshme, poli¬tike apo ekonomike.
Lidhja
Demokratike e Dardanisë (LDD), ndërkaq do të
angazhohet në përkrahjen e pa-rezervë të
artistëve të rinj dhe promovimit të tyre jashtë
vendit, angazhohet që rinisë si kategori e veçantë
e shoqërisë t’i mundësohet angazhimi
i drejtpërdrejtë në të gjitha sferat e
jetës, në krijimin e lehtësirave ndaj bizneseve
për stimulim të studentëve në punësim.
LDD-ja angazhohet për sigurimin e bursave për studime
etj.
Ndërsa,
për Partinë Reformiste ORA, popullata e Kosovës
është ndër më të rejat në Evropë,
me gati 70 për qind të popullatës nën
moshën 35 vjeçare, ku sipas tyre kjo i jep Kosovës
potencial të zhvillohet edhe më shumë por i
jep edhe për detyrë shtetit të Kosovës
që të punojë për t’u siguruar që
kjo rini rritet e jeton në kushte në të cilat
ajo do të jetë në gjendje të zhvillojë
plotësisht potencialet e veta.
Kështu
që në programin e saj ORA parasheh krijimin e një
kornize ligjore për pjesëmarrje dhe fuqizim të
rinisë, përpilimin e Ligjit për qendrat e rinisë,
shtimin e bashkëpunimit me organizatat rinore, nëpërmjet
projektit ORA Digjitale të marrë pjesë në
debatin me rininë.
Ndërsa
në programin e saj Aleanca Kosova e Re (AKR), premton
se do të krijoj kushte që aty ku banojnë qytetarët
(fshat e qytet) të ndërtohen hapësira për
objekte kulturore-sportive. Varësisht nga dendësia
e banimit, AKR-ja do të hap salla të takimeve, salla
për përdorim të multi-aktiviteteve.
Të
gjitha këto parti thonë se do t’i realizojnë
të gjitha këto premtime në të ardhmen,
të bindura se do të dalin fituese nga zgjedhjet
e 17 nëntorit. /teuta hykolli-gashi/
Partitë
premtojnë se fusha e arsimit do të jetë prioritet
kombëtar
Megjithëse
arsimi kosovar është ballafaquar me probleme të
shumta gjatë këtyre viteve të pasluftës,
partitë më të mëdha politike në vend,
në programet e tyre për zgjedhjet e 17 nëntorit,
arsimin e kanë shndërruar në prioritet dhe
shumica prej tyre thonë se arsimi shumë shpejt do
të jetë i përafërt me vendet më të
zhvilluara.
Vizioni i partisë në pushtet- Lidhjes Demokratike
të Kosovës (LDK), është për një
shoqëri të dijes, e integruar në rrjedhat evropiane
me mundësi të barabarta për zhvillim personal
të të gjithë individëve, të cilët
kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik dhe shoqëror.
Ndërkaq
misioni i tyre është “ndërtimi i një
sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që siguron
kushte për formim cilësor të të gjithë
individëve duke kultivuar shprehi të të nxënit
gjatë gjithë jetës me vlera të qytetarisë
demokratike”.
Programi
i LDK–së për arsimin në Kosovë,
sipas tyre, do të arrihet përmes ndërtimit
të një sistemi arsimor që ofron mundësi
të barabarta për të gjithë qytetarët
e Kosovës, ofrimit të arsimit cilësor sipas
standardeve evropiane, ndërtimit të një sistemi
të arsimimit gjatë gjithë jetës, me qëllim
të përtë¬ritjes së vazhdueshme të
njohurive, integrimit në rrjedhat evropiane të arsimit–
anëtarësimi në Procesin e Bolonjës, etj.
Ndërsa
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të angazhohet
për modernizimin e sistemit të arsimit në Kosovë
dhe nivelizimin e tij me standardet e shteteve të demokracive
perëndimore.
Enver
Hoxhaj, udhëheqës në Departamentin e arsimit
në këtë parti, tha se një angazhim të
veçantë e kanë në shtrirjen e arsimit
fillor për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“PDK
do të ketë synim të saj të vazhdueshëm
përmirësimin e kushteve të gjithanshme në
të gjitha nivelet e arsimit, stimulimin adekuat në
bazë të vlerave të punës dhe ngritjes
profesionale të punëtorëve arsimorë”,
theksoi ai, duke shtuar se PDK do të inkurajojë
dhe mbështesë iniciativën për depolitizimin
e sistemit arsimor dhe do të angazhohet për krijimin
e kushteve për arsimim privat.
Ndërsa
zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës (AAK), thanë për KosovaLive se ende
nuk e kanë përpiluar programin e plotë për
fushën e arsimit pasi që, sipas tyre, një program
i tillë do të publikohet gjatë kësaj jave.
Kurse
Partia reformiste ORA, në programin e saj parazgjedhor
posedon sloganin “Përgatitu për vendin tënd
në Evropë”.
Parimet themelore të kësaj partie, në sferën
e arsimit janë: përfshirjen e gjithë fëmijëve
të Kosovës në arsimin e obliguar, zbatim të
plotë të Ligjit për arsimin, vlerësimin
dhe nivelizimin meritor të pagave të punëtorëve
të arsimit, rritjen e përfshirjes së fëmijëve
parashkollorë në institucionet arsimore, ndërsa
kujdes i veçantë tu kushtohet fëmijëve
dhe nxënësve me nevoja të veçanta nënshkrimin
dhe implementimin e deklaratës së Bolonjës.
Programi
i ORA-s parasheh reformim të sistemit arsimor dhe të
planprogrameve si dhe harmonizimin e sistemit arsimor dhe
të planprogrameve me ato të universiteteve evropiane
si dhe njohjen e diplomave.
Ndërkaq koalicioni Lidhja Demokratike e Dardanisë
(LDD) dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK),
në programin e tyre parazgjedhor parashohin që arsimi
dhe shkenca të zënë një ndër vendet
kryesore të projekteve të tyre.
Ata
besojnë se investimi në zhvillimin e qëndrueshëm
të arsimit dhe shkencës është imperativ
i kohës.
Programi
i LDD-së synon krijimin, rishqyrtimin dhe përfundimin
e infrastrukturës ligjore të arsimit dhe shkencës
në vend, pastaj ndërtimin e sistemit efektiv për
zhvillimin e arsimit dhe shkencës, transformimin dhe
reformimin e sistemit arsimor në të tria nivelet,
themelimin e Fondacionit “Fehmi Agani”, për
ngritjen e kuadrove deficitare, për specializime dhe
studime postdiplomike (magjistraturë dhe doktoraturë),
duke konsideruar prioritet investimin në ardhmërinë
e Kosovës.
Kurse
një ndër objektivat kryesore të Aleancës
Kosova e Re (AKR) është largimi i universitetit
nga kryeqyteti dhe ndërtimi i një objekti të
ri ku një student do të ketë deri në 12
metra katrorë.
Sipas
programit të tyre, do të fillohet rrënjësisht
reformimi i sistemit arsimor, do të ndërtohen hapësira
edukative-shkollore, që të nivelizohen me standarde
të pranueshme evropiane.
Ndryshe,
zgjedhësit kosovarë, pritet të kenë përpara
vetes më 17 nëntor, 97 oferta për votim në
nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes, për mandatin
e ardhshëm të institucioneve të Kosovës,
ndërkohë që përveç entiteteve politike
shqiptare, në garë do të jenë edhe përfaqësuesit
e pakicave, përfshirë këtu edhe disa parti
të serbëve. /flora loshi/
Shumica
e partive synojnë shfrytëzimin racional të
tokave bujqësore
Bujqësia konsiderohet si një nga potencialet dhe
mundësitë e mëdha për zhvillimin e gjithmbarshëm
të Kosovës, prandaj partitë konkurruese për
zgjedhjet e 17 nëntorit, në programet e tyre zgjedhore,
një vend të veçantë i kanë kushtuar
zhvillimit të këtij sektorit dhe premtojnë
që fshatrat kosovare do t’u ngjasojnë atyre
evropiane, ndërsa thonë se fermerëve do t’ju
përmirësohet gjendja qind për qind.
Lidhja
Demokratike e Kosovës (LDK), e cila është duke
qeverisur vendin qe tri vite në koalicion me Aleancën
për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), premton
se do të vazhdojë angazhimin për sigurimin
e kushteve të barabarta të jetës dhe punës
ndërmjet rajoneve rurale dhe urbane.
Në
bazë të politikave ekonomike, LDK do të ndikohet
në shfrytëzimin racional të tokës, përmirësimin
e kapaciteteve prodhuese, rritjen e përqendrimit të
tokave bujqësore, sipas variacioneve kulturore dhe operacioneve
bujqësore dhe nxitjen e kulturave fitimprurëse.
Gjithashtu,
programi i LDK-së për zgjedhjet e 17 nëntorit,
fokusohet në ngritjen e infrastrukturës në
fshatra dhe zona rurale, duke siguruar furnizi¬min me
ujë dhe energji elektrike si dhe asfaltimin e rrugëve
rurale, pastaj zhvillimin e tregut të produkteve bujqësore,
të tregut të tokës bujqësore, qen¬dra¬ve
të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe
aplikimin e lehtë¬sirave fiskale dhe sezonale për
prodhimtarinë bujqësore, etj.
Ndërkaq
zyrtarët e partisë më të madhe opozitare,
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thanë
për KosovaLive se programi i saj është duke
u prezantuar pjesë- pjesë, kështu që nuk
dhanë hollësi rreth asaj se si e parashohin zhvillimin
e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë
në Kosovë.
Ndërsa
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e njeh
dhe e pranon rolin e bujqësisë në ekonominë
kosovare dhe premton se brenda një viti buxhetor pozita
e bujqësisë dhe e fermerit kosovar në krahasim
me gjendjen e sotme do të përmirësohet qind
për qind.
Bujqësia,
sipas programit zgjedhor të AAK-së, është
një nga potencialet dhe mundësitë e mëdha
për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës,
prandaj AAK synon që të themelojë Drejtorinë
Qendrore të Rezervave të Mallrave, Agjencinë
për Zhvillim Rural, krijimi i infrastrukturës rurale,
etj.
Gjithashtu,
agjenda e AAK-së për sektorin e bujqësisë
dhe zhvillimit rural për mandatin vijues është:
reforma institucionale e institucioneve të cilat kanë
mandatin dhe përgjegjësinë ligjore e kushtetuese
të organizimit të zhvillimit të bujqësisë
së Kosovës, pastaj rritja e buxhetit dedikuar bujqësisë,
hartimi i politikave për mbështetje direkte të
fermerëve dhe krijimi i fondit të subvencioneve,
etj.
Ndërsa
motoja e Partisë Reformiste ORA për bujqësi
është “Jetë e denjë nga toka, jo
vetëm mbijetesë”. Bujqësia është
bazë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, sipas
ORA-s.
Ndërsa
parimet themelore të angazhimit të kësaj partie
në sferën e bujqësisë janë: ngritja
e aftësisë konkurruese të prodhimeve vendore
në mënyrë që prodhuesit kosovarë
të konkurrojnë në mënyrë të
barabartë me prodhuesit e vendeve të rajonit por
edhe ata të BE-së, pastaj krijimin e shoqatave për
bashkëpunim të bujqve, stimulimin e krijimit të
lidhjeve kredituese në mes të përpunuesve (qumështoreve,
mishtoreve, mullinjve, birrarive, fabrikave të vajit
dhe prodhuesve), ruajtjen e sistemeve të ujitjes dhe
tokave që gjinden nën ujitje, etj.
Gjithashtu
sipas planit veprues, ORA synon që nëpërmjet
bashkimit të mjeteve të Fondit zhvillimor të
Kosovës, që do të përfaqësonte shtetin
e Kosovës dhe të prodhuesve bujqësorë,
të themelojë Bankën Agrare që do të
kreditonte zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Ndërsa
koalicioni Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Partia
Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), për bujqësinë
dhe politikat agrare, synojnë që të krijojë
një bujqësi të industrializuar dhe intensive.
LDD-PSHDK
konsiderojnë se zhvillimi i sektorit agrar të vendit
paraqet thelbin e ecjes drejt ekonomisë së tregut.
Ata në programin e tyre zgjedhor premtojnë se do
t’i shfrytëzojnë reformat në bujqësi
dhe do të punojnë në zbatimin e politikave
agrare që do t’i jepnin impulse të reja zhvillimit
të bujqësisë.
Gjithashtu,
ata premtojnë se do të angazhohen në nxitjen
e zhvillimit të prodhimeve bujqësore që ato
të bëhen konkurruese në tregjet vendore, rajonale
dhe ndërkombëtare dhe për aplikimin e skemave
kreditore, për krijimin e Fondit për Zhvillim Rural
etj.
Ndërkaq
Aleanca Kosova e Re (AKR), thotë se gjatë katër
vjetëve të qeverisjes do t’i ringjallë
vlerat e bujqësisë, blegtorisë dhe pylltarisë,
do t’i hapë tri platforma agroekonomike, në
kuadër të së cilës do të ketë
shkollë të mesme profesionale, laboratorë dhe
objekte përpunuese dhe prodhuese të prodhimeve bujqësore,
si mish, djathëra, qumësht, pasta, prodhime të
drithërave, materiale paketues, etj.
Këto
qendra, sipas programit të AKR-së do të bashkëpunojnë
me fshatarët dhe pronarët e tokave, si dhe fermerët.
Gjithashtu AKR garanton se toka do të shfrytëzohet
në mënyrë racionale, do ta riaktivizojmë
ujitjen, garantojnë se Departamenti i Bujqësisë
do të sigurojë që Kosova gjithmonë të
ketë drithëra, bukë për popullatën
e ushqime për shtazët, duke krijuar edhe rezerva
shtetërore.
Ndryshe,
zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë në
Kosovë është ndër prioritetet e të
gjitha partive konkurruese në nivelin lokal dhe qendror
të qeverisjes, për mandatin e ardhshëm të
institucioneve të Kosovës. /flora loshi/
Partitë
premtojnë strategji për forca mbrojtjeje e sigurie
të standardeve të NATO-s
Të
gjitha partitë politike shqiptare që garojnë
për më shumë vende në Kuvendin e Kosovës,
edhe kësaj herë në prioritetet e programit
të tyre zgjedhor, kanë krijimin strukturave të
mbrojtjes dhe sigurisë, të denja për integrim
në NATO.
Në
zinxhirin e sigurisë, partitë politike kanë
krijimin e të gjitha hallkave që krijojnë siguri
të plotë për të gjithë qytetarët.
Këtu përfshihet, një ushtri moderne e trajnuar
nga NATO, një shërbim inteligjent modern dhe një
polici efikase dhe e fuqishme për të luftuar krimin
e organizuar.
Lidhja
Demokratike e Kosovës (LDK), në programin zgjedhor
vlerëson se nuk ka mundësi të zhvillohen sektorët
e tjerë të shoqërisë, ata ekonomikë
e socialë, pa krijimin e parakushteve elementare të
sigurisë së përgjithshme e individuale të
qytetarëve të Kosovës dhe kontrollit civil
mbi forcat e sigurisë.
Në
vizion e saj, LDK-ja synon që me një strategji gjithëpërfshirëse
të sigurisë, të krijojë institucionet
dhe organet e mjaftueshme për të përmbushur
nevojat elementare të qytetarëve për siguri,
mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Kosovës,
ruajtjen e stabilitetit shoqëror, politik dhe eko¬nomik,
e ligjit dhe rendit kushtetues.
Partia
në pozitë, gjithashtu synon profesionalizim të
mëtejmë të policisë së Kosovës,
me ngritje të kapaciteteve dhe përmirësimin
e kushteve dhe mjeteve të punës, për ballafaqim
me terrorizimin dhe elementet terroriste, krimin e organizuar
dhe atë ekonomik si dhe krijimin e organeve brenda policisë
dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme
për bashkëpunim me institucionet relevante ndërkombëtare
në parandalimin e krimit të organizuar ndërkombëtar
që përfshin edhe Kosovën.
LDK
premton se do të përkrah krijimin e Forcës
së Sigurisë së Kosovës, si institucion
kryesor përgjegjës për veprim në rast
të rrezikut për Kosovën nga faktorët e
jashtëm apo të brendshëm.
“Institucionet
e sistemit të sigurisë në Kosovë, të
udhëhequra nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes,
që do të krijohet, do të kryejnë jo vetëm
detyra të mbrojtjes dhe parandalimit të rreziqeve
por edhe mbledhjes së informatave, punëve analitike
dhe planifikuese, që të gjitha me qëllim të
ruajtjes së gatishmërisë vepruese”, thuhet
në programin e LDK-së.
Në
anën tjetër, Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm
i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha
për KosovaLive se në programin zgjedhor të
tyre, lidhur me këtë çështje kanë
paraparë të bëhet një formë mjaft
e thellë në këtë fushë, një
formë që do të shkon nga konsolidimi i institucioneve
të cilat do të merren më sigurinë dhe
fuqizimi i tyre për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë
ndaj qytetarit, në mënyrë që në Kosovë
të sundoj rendi dhe ligji.
Ndërkaq,
partia më e re në Kosovë në këto
zgjedhje, Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), premton
se do të angazhohen për krijimin i Ministrisë
së Mbrojtjes së Kosovës me kompetenca të
plota.
“LDD
në koalicion më Partinë Shqiptare Demokristiane
të Kosovës (PSHDK) do të angazhohen që
Kosova të ketë një mekanizëm të sigurisë,
i përbërë nga tri shtylla kryesore: Ministria
e Punëve të Brendshme, me kompetenca të plota
dhe e reformuar konform standardeve ndërkombëtare
dhe në pajtueshmëri me Misionin Planifikues të
BE-së”, thuhet në programin e tyre.
Koalicioni
LDD-PSHDK, do të angazhohet që TMK-ja të transformohet
në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK),
e cila do të organizohet dhe përgatitet në
përputhje me standardet më të larta të
NATO-s.
Gjithashtu,
ky koalicion do të angazhohet që Forca e Sigurisë
së Kosovës të jetë partner strategjik
i ushtrisë amerikane dhe NATO-s në operacionet paqësore
dhe luftën kundër terrorizmit global.
Ndër
të tjera, koalicioni LDD - PSHDK angazhohet për
krijimin e Shërbimit të
Inteligjencës, i cili do të jetë profesional
dhe jopartiak dhe për krijimin e një sistemi të
Shërbimit të Zjarrfikësve, modern dhe profesional
Ndërsa
zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës (AAK), konsiderojnë se sa i përket
sistemit të sigurisë në vend do të punojnë
që institucionet kryesore të sigurisë të
kenë një kontroll demokratik, të jenë
transparentë dhe llogaridhënës.
Në
programin e tyre zgjedhor AAK ka paraparë mbikëqyrjen
e institucioneve të sigurisë prej presidentit dhe
qeverisë, themelimi i këshillit kombëtarë
të sigurisë, përkrahjen e plotë për
SHPK-në, TMK-në e cila sipas tyre, duhet të
jetë forcë e ardhme e vendit, njëkohësisht
shërbimin inteligjent i cili duhet të ketë
qasje proaktive për ta ndihmuar shtet formimin e Kosovës.
Ndërkaq,
parimet e përgjithshme të angazhimit të Partisë
Reformiste “Ora” në sferën e sigurisë
janë Kosova të ketë një force profesionale
të sigurisë, kompatibile me nevojat e Kosovës
Gjithashtu
ata do të angazhohen që Kosova të ketë
forcën e sigurisë të profilizuar sipas modelit
të aleancës veri-atlantike, partneritet afatgjatë
në integrimet Euro-Atlantike, forcat e sigurisë
të Kosovës të profilizohen sipas një domeni
të veçantë në kuadër të NATO-s,
themelimin e një njësiti të xhandarmërisë
si njësi mbështetëse për forcat e rendit
në luftën kundër krimit të organizuar
dhe kërcënimet tjera të sigurisë.
“Integrimi
i të gjitha strukturave të tashme të sigurisë,
vënia e Shërbimit Policor të Kosovës nën
Ministrinë e Brendshme të Kosovës dhe themelimi
i komponentëve tjerë të sigurisë të
të gjitha njësitë hetuese dhe të informimit
e zbulimit janë kushte që Kosova të ketë
infrastrukturë të nevojshme për të garantuar
sigurinë e qytetarëve në tërë territorin
e Kosovës”, thuhet në programin zgjedhor të
kësaj partie.
Gjithashtu
edhe Aleanca Kosovare e re (AKR), premton se do të krijojë
Departamentin e sigurisë dhe mbrojtjes dhe premton se
do të marrin hapa konkretë për të parandaluar
veprimet destabilizuese e kërcënuese, veprimet terroriste.
Në
programin e tyre zgjedhor përfaqësuesit e AKR-së,
kanë premtuar një Kosovë të sigurt për
secilin qytetar.
Të
gjitha këto premtime të disa partive politike i
kanë të paraqitura në programet e tyre zgjedhore,
që konkurrojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit,
e që janë të bindura se do të qeverisin
me vendin./luljeta krasniqi/
Ekspertët
thonë se institucionet e ardhshme duhet t’i japin
më shumë rëndësi standardeve integruese
Koalicioni
për Integrime Euro Atlantike “Forumi 2015”,
nëpërmjet një raporti që publikoi këtë
javë, i rekomandon institucioneve që do të
dalin pas zgjedhjeve të 17 nëntorit, që të
jenë më të përkushtuara dhe më efikase
ndaj reformave demokratike në shoqërinë kosovare.
Këto
rekomandime të “Forumit 2015”, vinë
në periudhën kur subjektet politike me intensitet
të shtuar iu kanë përveshur fushatës elektorale,
për të zënë më shumë vende në
institucionet e ardhshme të Kosovës.
Ekspertë
të sektorëve të ndryshëm zhvillimor, të
cilët kanë punuar në përpilimin e këtij
dokumenti i rekomandojnë qeverisë së ardhshme
të Kosovës, të ndërtojë një
lidhje të fuqishme në mes të nivelit politik
dhe vendimmarrës dhe nivelit administrativ, operacional
dhe teknik, në mënyrë që të sigurohet
zbatimi i politikave.
Venera
Hajrullahu dhe Fatmir Curri nga Fondacioni i Kosovës
për Shoqëri Civile konsiderojnë se lidhja në
mes dokumenteve kryesore strategjike është e një
rëndësie kruciale dhe për këtë arsye,
finalizimi i Strategjisë dhe Planit Zhvillimor të
Kosovës është nevojë urgjente. Përndryshe,
sipas tyre, kjo paraqet pengesë në programin e asistencës
financiare të BE-së.
Ndër
të tjera, Hajrullahu dhe Curri konsiderojnë se Agjencia
për Integrime Evropiane duhet të avancohet në
Ministri për Integrime Evropiane. Ndërkaq, kjo e
fundit duhet të bëhet pika qendrore e informimit
dhe komunikimit me shërbimet e Brukselit.
Në
anën tjetër, ekspertë të energjetikës,
të cilët kanë punuar në përpilimin
e këtij dokumenti, të titulluar “Platforma
civile për zgjedhjet 2007”, rekomandojnë që
të zvogëlohen humbjet teknike, deri në shkallën
që teknikisht është e mundshme në kuadër
të sistemit ekzistues të bartjes dhe distribucionit
të energjisë elektrike.
Po
ashtu, ata vlerësojnë se duhet të zvogëlohen
në mënyrë efektive humbjet komerciale aktuale,
ndërmjet ndjekjes penale të shfrytëzuesit ilegal
të energjisë elektrike dhe inkasimit efikas të
mjeteve financiare nga fatura mbi energjinë e konsumuar
elektrike.
Nëpërmjet
këtij dokumenti ekspertë të energjetikës
i rekomandojnë qeverisë së ardhshme të
vendosin sistemin e llogaridhënies për dështimet
në kryerjen e punëve në tërë korporatën
e KEK-ut, deri në ndërmarrje të shkëputjes
së marrëdhënieve të punës.
Ndër
të tjera, ata kërkojnë që qeveria e ardhshme
të lufton korrupsionin e tanishëm të ndërtimit
të termocentraleve, me vizion që të mos insistohet
me kokëfortësi në ndërtimin e Termocentralit
C-2100MË, me çdo kusht dhe me këtë cilësi.
Në
anën tjetër, Ilir Begoll, nga Instituti Kombëtar
për Shëndetësi Publike, më anë të
këtij dokumenti i rekomandon qeverisë së ardhshme
të Kosovës themelimin e sigurimeve shëndetësore,
zvogëlimin për 30 për qind të sëmundjeve
ngjitëse të cilat janë shkaktar nga shkaqet
që mund të parandalohen për një periudhë.
Po
ashtu, si ekspert i shëndetësisë, Begolli rekomandon
zvogëlimin për 30 për qind të shprehive
negative të konsumimit të duhanit, alkoolit dhe
narkotikëve , ngritjen e shakullis së përgjegjësive
dhe llogaridhënies në nivelet e qeverisjes dhe institucioneve
shëndetësore.
Rekomandime
janë dhënë edhe në sektorë të
ndryshëm të rëndësishëm në shoqërinë
kosovare./luljeta krasniqi/
Partitë
politike premtojnë ngritjen e përfaqësive diplomatike
Përkundur
nevojës së prezantimit të Kosovës në
arenën ndërkombëtare, përfaqësitë
diplomatike deri më tani kanë munguar, ndërsa
në kuadër të programeve zgjedhore për
zgjedhjet e 17 nëntorit, partitë politike në
vend vlerësojnë se gjatë mandatit të ardhshëm
do të angazhohen në ndërtimin e shërbimit
diplomatik, ngritjen e ambasadave dhe të njësive
konsullore të Kosovës.
Programet
e tyre zgjedhore theksojnë angazhimin për një
diplomaci aktive e cila synon avancimin e paqes, stabilitetit
dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Programi
zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),
thekson se LDK-ja, gjatë periudhës së ardhshme
katërvjeçare si objektiv do të ketë:
sigurimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës
si shtet të pavarur dhe sovran, themelimin dhe funksionalizimin
e plotë të Ministrisë së Punëve të
Jashtme dhe ndërtimin e Shërbimit Diplomatik të
Kosovës.
Procesi
i themelimit të ambasadave të Kosovës do të
fillojë me hapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në Britani të Madhe, Francë,
Gjermani dhe në Itali. Pastaj sipas programit zgjedhor
të LDK-së, vjen vendosja e misioneve të përhershme
të Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare:
OKB, BE dhe NATO në Bruksel dhe OSBE në Vjenë.
Në
periudhën e parë të ekzistimit të shtetit
të pavarur dhe sovran të Kosovës, prioritet
i veçantë thuhet se do t’i jepet avancimit
të procedurave për anëtarësimin e plotë
të Kosovës në Bashkimin Evropian, në NATO,
pastaj në Bankën Botërore, Këshillin e
Evropës, Fondi Monetar ndërsa si një sprovë
të veçantë për shtetin e ri të
Kosovës vlerësohet të jetë anëtarësimi
në OKB.
Hajredin
Kuçi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha
se projekti i PDK-së parasheh edhe ndërtimin e politikës
së jashtme, respektivisht të Ministrisë së
Punëve të Jashtme dhe ndërtimin e stafit të
plotë diplomatik i cila përfshin vendosjen e ambasadave,
fillimisht në kryeqytetet kryesore të botës
dhe në ato vende ku ka numër të madh të
banorëve të Kosovës.
Ai
tha për KosovaLive se emërimi i ambasadorëve
dhe stafit tjetër duhet të jetë mbi bazën
e kritereve profesionale që duhet të jepen nga qeveria
dhe me miratimin e kryetarit të Kosovës dhe në
këtë drejtim, sipas tij, duhet të ndahet buxhet
i veçantë për krijimin e Ministrisë
së Punëve të Jashtme që do t’i ngjante
vendeve të perëndimit.
“Në
ditën e parë të krijimit të shtetit, PDK-ja
vlerëson se duhet të vendosen 14 ambasada, si në
Uashington, Nju Jork, Bruksel dhe në qendrat tjera me
ndikim në Evropë dhe në rajon në të
cilat kemi bashkëpunim të ngushtë politik,
ekonomik”, tha Kuçi.
Sipas
tij, në raport me institucionet ndërkombëtare,
PDK-ja parasheh që në kohën e pavarësimit
brenda gjashtë muajsh, shteti i Kosovës të
jetë anëtar i Bankës Botërore, Fondit
Monetar Ndërkombëtarë dhe institucioneve tjera
dhe po ashtu ka theksuar se duhet bërë kërkesë
që në fillim për anëtarësim në
BE.
Edhe
zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri tha për KosovaLive
se në kuadër të punës së gjertanishme
do të vazhdojë zbatimi i legjislacionit në
fuqi dhe pastaj do të vazhdojë me themelimin e Ministrisë
së Punëve të Jashtme dhe me themelimin e ambasadave
në 15 vende si në shtetet e Grupit të Kontaktit,
pa Rusinë, në shtetet kryesore të Bashkimit
Evropian, në Turqi dhe Shqipëri.
Ai
tha se fillimisht do të punohet në funksionalizimin
e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pastaj
të bëhet hapja e përfaqësive diplomatike
dhe të punohet në aderimin e Kosovës në
institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Sipas
tij, kjo politikë në vazhdimësi synon që
të prezantojë Kosovën në mënyrën
më të denjë, jo vetëm në aspektin
politik por edhe në atë ekonomik për të
lehtësuar zhvillimet kapitale që vijnë nga
bashkësia ndërkombëtare.
Ndërsa
në kuadër të planit të veprimit të
Partisë Reformiste ORA në sferën e politikës
së jashtme dhe diplomacisë, thuhet se qëllimi
kryesor i politikës së jashtme të Kosovës
do të jetë sigurimi i njohjes ndërkombëtare
të pavarësisë së vendit si dhe vendosja
dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me bashkësinë
ndërkombëtare.
Vizioni
i Partisë Reformiste ORA, thuhet të jetë për
një diplomaci aktive e cila synon avancimin e paqes,
stabilitetit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe
zhvillimit të qëndrueshëm, qoftë përmes
nismave rajonale, qoftë përmes atyre globale si
OKB, NATO, e BE si dhe do të angazhohet për garantimin
e të drejtave të qytetarëve të Luginës
së Preshevës.
Partia
Reformiste ORA, thuhet të angazhohet për një
diplomaci që do të mbrojë interesat e shtetit
dhe shtetasve të vet, kultivimin e partneriteteve strategjike,
Kosova të jetë faktor stabiliteti në rajonin
e Ballkanit dhe në Evropë, dhe për një
diplomaci të ndërtuar mbi parimet “diplomacia
është mbrojtje e shtetit” dhe “detyra
e saj është t’i shndërrojë armiqtë
në miq”.
Po
ashtu, programi i tyre thekson ofrimin e shërbimeve dhe
lehtësive për diasporën kosovare dhe anëtarësim
të Kosovës në institucionet ndërkombëtare
më të rëndësishme dhe më me interes
për Kosovën.
Edhe
programi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Dardanisë
(LDD)-ja, në fushën e integrimeve euroatlantike
dhe politikës së jashtme orientohet në
anëtarësimin
sa më të shpejtë të Kosovës në
Bashkimin Evropian, NATO dhe fuqizimin e miqësisë
me SHBA.
Po
ashtu thuhet se LDD-PSHDK siguron që misionet diplomatike
të vendit do të jenë profesionale dhe të
përgatitura mirë.
Në
programin e tyre zgjedhor potencohet se koalicioni LDD-PSHDK
do t’i përfundojë me sukses negociatat për
Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociim dhe se ky koalicion
në periudhë afatmesme planifikon marrjen e statusit
të kandidatit dhe anëtarësimin e plotë
në BE.
Partia
Aleanca Kosova e Re, e cila merr pjesë për herë
të parë në zgjedhje në programin e tyre
zgjedhor theksojnë se angazhohen për një Kosovë
me përfaqësi diplomatike në vendet mike edhe
në vendet ku ka shqiptarë dhe ku ka interesa biznesi
si në Uashington, Bruksel e Bernë.
Po
ashtu pohojnë se do të angazhohen për Kosovën
të inkuadruar në NATO, BE, Grupin e Shangait e cila
do të ketë marrëdhënie të mira me
fqinjët, rajonin dhe me të gjitha shtetet me interes
për Kosovën. Në programin e tyre zgjedhor thuhet
se do të angazhohen edhe për atë që Kosova
të ketë marrëdhënie speciale me Shqipërinë
dhe Serbinë. /besnike salihu/
|